Categories
TV Reviews

Shameless S.10 (me spoilera)

Ka qenë një mot me borë, me tokën jo të mbuluar të tërën. Frenku ia nisë një përshkrim të familjes së tij, që kulmon me përshkrimin e Liamit. Episodi i parë ka përfunduar me Stivin dhe Fionën!

Pa Fionën nuk po bojka…

Që nga ‘problemet’ me vazhdimin e kontratave kur Emy Rossum kërkonte pagesë të barabartë, me plotë të drejtë për mendimin tim, me Willaim H. Macy, është ditur që fundi i këtyre të ‘paturpshmëve’ po afrohet.

Kontratat e reja mbajtën Fionën edhe për dy sezone më duket, dhe më në fund vendosi të largohej. Dhe kjo ishte për të mirën e serisë.

Sezoni pa Fionën nuk ka qenë aq keq.

Kjo për faktin që numri i karaktereve është i mjaftueshëm për të vazhduar edhe disa sezone. Kemi pasur Lipin që ndiqte hapat e Fionës, edhe Debin që ishte vetëshpallur si kryefamiljare.

Kur shoh Debin në episodin e parë të Shameless, me Debin tashmë me fëmijë, e vërej se sa shumë është plakur ‘Shameless’. Përpos Frankut!

Është një përparësi kur e dinë që do përfundosh historinë gati dy sezone para fundit. Dhe falë kësaj sot kemi një fillim të mbylljes së ciklit të ‘Shameless’.

Në sezonin e dhjetë, seria e shpagoi pjesën e ‘politikës korrekte’, ndonëse nuk ka pasur ndonjë nevojë për këtë pasi që nga fillimi ‘Shameless’ nuk ka pasur gjë që nuk ka trajtuar. Ian u martua, Debi u dënua, Liami e gjeti veten në një ambient tjetër, e Karl… Karl mendoj që është njëri nga ato karakteret që u zhvillua i pavarur, në një botë në vete, ani pse të njëjtën e kemi pasur edhe me krejt karakteret tjera.

Bonusi i krejt kësaj serie janë Kev e Veronika. Shtylla që ka mbajtur Gallagerët, karakteret që kanë mbajtur serinë.

Sezoni i 11të nisi me një monolog të Frankut nëpër Çikagon e pushtuar nga COVID19. Njëjtë siç kishte nisur sezoni i parë, me një monolog të Frenkut.

Nuk dyshoj që do të jetë një sezon me një mbyllje të përkryer për Shameless, ashtu siç dinë ta bëjnë Gallagerët. Njëkohësisht, do të jetë një sezon që veçse ka nisur të ringjallë një nostalgji tek unë. Nota personale për sezonin e dhjetë: 4/5.