Categories
TV Reviews

Shameless Sezoni 8 – Recensim (me spoilera)

Nga peripecitë për të përfunduar serinë deri tek një sezon fantastik i Shameless, që nis me Shën Frankun e përfundon me Doktor Frankun, për fansat e Shameless ka qenë një nga sezonet më të mira deri tani.

Sezoni i tetë i Shameless ka qenë një sezon ku definitivisht janë shkapërderdhur Gallagerët. Fiona ka provuar të ndahet nga grupi në kërkim të jetës së saj të rehatshme tashti që janë rritur të gjithë. E kemi lënë me biznes të ri i cili veçse është zgjeruar këtë sezon. Mirëpo, përkundër gjithë atij kontributi e mundimi, në fund prapë se prapë Gallagerët janë destinacioni i saj përfundimtar.

Me anë të karakterit të Fionës kemi njohur karaktere të reja, të ardhura në këtë seozon. Bashkëbanueset e saja nuk kanë qenë edhe shtim i pamenduar. Vanesa e ‘Gossip Girl’ ka shkurtuar emrin në Nesa, e bashkë me Fionën kemi edhe karakterin e Ford, derisa na largohet Shoni i Dermot Mulroney.

Derisa njëri bëhet biznesmen, Gallageri tjetër kthehet në lider religjioz. ‘Gay Jesus’ edhe krejt muhabeti rreth Ianit ka qenë ndoshta pjesa më interesante e krejt sezonit. Okej, tashti duhet të përmend edhe pjesët tjera interesante, e secili karakter ka pasur të veten. Jashtë Gallagerëve kemi pasur Kevinin i cili ndoshta ka pasur sezonit më të larmishëm me punët e tija, sëmundjet e tija, dhe prejardhjen e tij. Edhe sikur V qysh e ka shikuar e habitur, njëjtë kemi qenë edhe ne. Kur jemi tek Ballët, Svetlana. Fundi më ‘djegës’ i këtij sezoni shkon për të, që për dallim me sezonet tjera më shumë janë marr me karakterin e saj. Karl është me një pozitë bajagi të ngushtë, e krejt kjo prej Kassidi. Në një mënyrë ka qenë një Frank në miniaturë, tipik për një adoleshent ‘gallagerian’.

Lip ka qenë ndër ata që janë rritur më butë, sidomos me humbjen e profesorit, dhe tentimin për të stabilizuar veten. Lidhja e tij shoqërore me karakterin e Sierrës ka qenë ndër sfidat më të mëdha për krejt karakteret këtë sezon, dhe për çudi ia ka dal.

Debi edhe Liam kanë qenë bijtë e babës. E para më shumë ka qenë në mënyrë pësore e babës, me fundin e Frenkut kirurg. Diqysh për Debin ndjej njëfarë dhembshurie më të madhe se ndaj secilit Gallagerë. Trajektorja nga një nxënëse e zonja e urtë në nënë adoleshente, e deri në salduese nuk është bash komike. Nëse shohim pak më thellë nuk janë asnjë komike prej historive të fëmijëve, por këtu qëndron e bukura e këtij seriali.

E Shën Frenku, nga një njeri i pastër fetar në një kontrabandues njerëzish, në pensionist të rremë, e deri tek kirurg amator. Ka qenë karakteri me trajektoren më komike këtë sezon, e Liam ka qenë ai që na ka befasuar më së miri. Fundi ka qenë i papritur dhe i shkëlqyeshëm në lidhje me bashkëpunimin kriminal me Frenkun.

Ndonëse me vonesë, të mos bëj një përmbledhje, recensim, të këtij sezoni prej më të mirëve të ‘Shameless’ do të ishte mëkat. Nota personale: 5/5