Marvel është shaka! Dhe jo për të mirë, ashtu si kanali i Netflix në YouTube.

Kur të bësh dhjetëra spin-off seri me idenë për të mjelë sa më shumë momentin e suksesit, sigurisht që disa janë mesatar, e disa edhe katastrofa si kjo.

Jessica Gao është kreatore e serisë që sjellë Jennifer Walters si avokate në të tridhjetat që nganjëherë shndërrohet në Hulk femëror, si kushërira e Brus Baner. Tatiana Maslany ka qenë e mahnitshme te ‘Orphan Black’, por këtu…

Derisa skenaristët tentojnë të sjellin situata komike që ndërlidhen me jetën e dyfishtë të She-Hulk, shumica e tyre nuk janë ‘as për të qeshur as për të qarë’, por të mos shikuar fare.

Humbje kohe që nuk ia vlen të shkruhet më shumë se kaq.

Pos skenat që tregojnë miqësinë e çuditshme të Shang-Chi dhe Madissyn!

Por, hej, Marvel ka angazhuar një regjisore me prejardhje aziatike në realizimin e një serie për një femër që menaxhon jetën e dyfishtë, dhe kështu ka përmbushur kërkesat ‘wokism’. Kujt i intereson arti sot. Nota personale: 1/5