Qysh në tingujt e parë kur fillon episodi diqysh e di që po fillon diçka që ka me të kënaqë!

Muzika e serisë, jo vetëm tema kryesore, i jep Sherlockepitetin e një super-serie që ka. Skenari i jep epitetin e njërës prej serive të shkruara më së miri. Aktrimi i jep titullin e ndoshta serisë më të mirë të zhanrit mister.

Sherlock është kryevepër e artit televiziv.

Është seria që për së paku tri vite i ka dhënë pushimit të fundvitit kuptim!

Diqysh ka qenë traditë me kqyr Sherlock-un për vitin e ri!

Edhe krejt tensioni vazhdonte e ndërtohej edhe për nja dy javë me finale që të ngujonte në botën e Sir Arthur Conan Doyle duke provuar të deshifroje ngjarjen. Por, pak çaste më vonë ishe duke shijuar temën e serisë edhe rishikuar e rikujtuar skenat më të mira të sezonit, që përsëri të linin gojëhapur nga madhështia e skenarit, fotografisë e aktrimit.

Benedict Cumberbatch e ka pasur rolin e karrierës në këtë seri. Le të bëj çka të dojë për pjesën e mbetur të karrierës ai për mua, e edhe për shumë besoj, do të mbetet Sherlock Holmes!

Mund të thotë dikush që aktori i parë mbetet më i miri në rolin, por pak vite më herët kemi pasur Robert Downey Jr., në rolin e Sherlock, e shumë vite më parë edhe Jeremy Brett.

Por, disi Benedict Cumberbatch është i përkryer për rolin e një detektivi të çmendur, nga mimika, me monologët e gjatë e të shpejtë, e deri te interaksionet me tjerët.

Dinamika, harmonia që ka në skena me John Watson ku luajnë dy karaktere të poleve të kundërta e bën edhe më të madhe këtë seri. Disi është e përkryer, marrë parasysh edhe frustrimet e zakonshme të karakterit të Martin Freeman. Episodi me dasmën e Dr. Watson është i veçantë sa i përket relacionit të tyre.

Në sezonin e fundit kemi relacionin me Mycroft që vihet më shumë në theks, duke nxjerrë një anë të paparë të Sherlockut deri atëherë.

Por, më e mira e serisë mbeten antagonistët që disi nuk të bëjnë t’i urresh sa të mahnitin me aftësitë e tyre për të sfiduar Sherlockun. Tekefundit, kjo është ajo që kërkon Sherlock.

Andrew Scott si Jim Moriarty është ndër karakteret negative më të “qarta” në televizion. Finalja e sezonit të dytë është kryevepër skenari që bëhet ndër episodet më të mira në histori të televizionit falë aktrimit të Scott në veçanti. Por, kjo nuk është e tëraaaaa!

Oh, mos të harroj edhe Larra Pulver në rolin e Irene Adler.

Seri e përkryer! Art nga Steven Moffat e Mark Gattis. Nota personale: 5/5

About Author

Writer?!

You might also enjoy:

%d bloggers like this: