Është një thënie që disa njerëz e ndjejnë shiun, të tjerët veç lagen. E konsideroj veten nga ata të parët, ata që e ndjejnë shiun. E ndjejnë si na lag ballin, e si zatet në murin e vetullave duke na pikuar përreth në faqe, ndërsa një pjesë më e zonja e pikave formon një ujëvare që vazhdon deri tek hunda për tu takuar me pikat që bien nga fundi i mjekrës si një rrebesh.

E ndjejmë si shiu pastron mëkatet tona, sikur na bën një tabullarasë, pa gjynahe, të pastër, të çiltër, të bardhë. Është një pastrim shpirtëror. Është shiu.

Shiu që takon vetullat e saja të gjata në të cilat asimetri shohin vetëm sytë e saj të cilët kur i shihja më bënin memec në kërkim të fjalëve të mençura për të thënë, dhe derisa shmangja ata takoja faqet e saja rrumbullake bukuria e të cilave vetëm sa më jepte goditje shtesë të hutimit. Dhe krejt këto në një mot tjetër, ambient tjetër, larg shiut. Nuk di sa do të mund ti rezistoj fytyrës së saj në shi. Flokëve të saja të shpeshta, të lagura vetëm në sipërfaqe. Nuk e di…

Ama e di që ajo ka qenë aty. Në mendjen time. Në këto net të vona kur edhe po i shkruaj këta rreshta. Në mëngjeset e hershme derisa prisja diellin të lindte dhe kërkoja momentet me të. Për të. Ajo ishte aty. Gjithnjë. Në çdo detaj të ditës. Në çdo moment. Ishte në karakteret e serive dhe filmave, në rrëfimet më fiktive të librave, në bukurinë e luleve, në ngjyrën e qiellit. Ishte në butësinë e karaktereve në seri, ishte në bukurinë e veshëve të Lejlës, në shikimin e ulur të së bijës së Merves, ishte ne jehonën e heshtur të aromës së luleve, ishte në rrezet e diellit të cilat i jepnin ngjyra të mbyllëta qiellit derisa dielli fshihej pas reve. Ishte aty. Pranë.

Akoma është….

p.s. shkrimi edhe ky si krejt tjert (s)osht i shkrum për Alician, e cila për mua ka qenë aktorja që ka dominuar vitin 2015, ka shpërthyer në botën e kinematografisë, njëkohësisht me Domnhall Gleesoni

 

About Author

Writer?!

You might also enjoy:

%d bloggers like this: