Categories
Journal

Shorti per Euro 2012

Me 2004ten, kampionatin evropian te atij viti krejt pahiri, kutrum tu bo hajgare me Fitimin e Flakronin e kom qellu qe Greqia ka mu kampione. Me pas lujt bastore atëherë s’isha kon tu hup kohe me kete far bllogun.
Sonte hedhet shorti edhe përsëri po du me provu me bo diçka t’ngjashme, me qellu grupet qysh kan me u nda ekipet sonte.
Kshtu:
Grupi A – Polonia, Gjermania, Kroacia, Danimarka
Grupi B – Holanda, Italia, Suedia, Cekia
Grupi C – Spanja, Anglia, Portugalia, Irlanda
Grupi D – Ukraina, Rusia, Greqia, Franca

Ne çerekfinale shkojnë Gjermania, Danimarka, Holanda, Suedia, Spanja, Portugalia, Ukraina e Franca. Ne gjysemfilane kualifikohen Gjermania, Holanda, Franca e Ukraina. Ne finale ndeshen Gjermania me Holanden ose Francen, sidoqoftë titullin e fiton Gjermania.

Hej, mos mu anko (mos bo pfff), edhe ti qe e ke lexu edhe une qe e kom bo pasmi pas boll kohe per me hup :).