Categories
lomsh

shqiptari i 1649tes

a trenohemi? hajde po shkojme mbrapa n’kohe nja 368 vjet… ne 1649…

edhe atehere sikur sot, dielli ka lind n’ora 5:38 e ka perendu ne 19:24… s’ka pas futboll, as nba… ne Angli parlamendi ka shfuqizu mbretereine per komonuelthin, italia osht bo gati per luftrat e dyta te kastros, Rusia ka miratu kodin e ri, e Franca ka bo paqe per te parandalu luften civile… normal qe krejt kto nuk i kom dit permendsh, mirepo hajde shkojme e kqyrim ku jemi kon na si popull… te pushtum prej Otomaneve hala…

jo shume dihet per kete periudhe… Frang Bardhi ka vdek para pak kohe, derisa Pjeter Bogdani hala nuk osht ‘pjek’ per me nis veprimtarine e tij… po hajt ta mendojme jeten e nje njeriu qe atebote ka nis mi thone vetes shqiptar, per shume arsye te cilat s’pi permendim…

pa internet, pa televizor, pa gazeta, pa shkrim-lexim, cka ka bo nje shqiptar i rendomt atehere… qysh i ka kalu 24 ore? a ka mendu per clirim, apo ka qene i mire ashtu i nenshtrum, here ndaj ni pushtuesi here ndaj tjetrit…

nenshtrimin e kemi n’gjak me gjase, n’ADN edhe s’ka shansa me largu… kemi qef mu nenshtru, me qene skllave i dikujt tjeter, s’paku ne pjesen ‘intelektuale’…

na kemi qef mu kon te lire, me harxhu pare qysh t’kem qef, me bo cka t’dojme, mirepo, kur t’dojm me mendu, a me dhon noj vendim qe duhet me aktivizu trunin, atehere kcejme tek dikush tjeter…

e kemi t’gatshem mendimin e dikujt, mendim i pasfidueshem prej asgjeje, ke i mire, ke i keq, qashtu osht edhe nuk ndrrojme mendjen sepse burri nihere fol…

a thu mendimin e kujt e ka pas si absolut paraardhesi yne i atij viti te larget? Amerika s’ka ekzistu, Italia s’ka qene e bashkume, turqit i kemi pas armiq, sllavet here armiq her miq… jemi kon t’pavendost…

osht dicka qe krenohemi qe jemi ni popull me shume fe, mirepo me ni periudhe ku feja ka qene mbi gjithcka, ndarja e shqiptarve n’tri sosh nuk ka qene dicka qe osht bo me eksploru besime t’ndryshme, sa ka qene preference e nenshtrimit ndaj ni blloku… atehere s’ka qene Rusia me Ameriken… edhe ne tentim per me dal ma i madh e ma i menqur se vllavi, o dasht me iu nenshtru dicka tjetre…

feja ka qene atehere, politika osht tashti, sporti, gjithcka tjeter… nuk e lodhim kryt me kriju ni mendim tonin masi ti shqyrtojme e ti ngojm disa ane, po thjesht thojme se osht ‘mas miri qeshtu se ka thon lideri partiak, lideri shpirtror, ni personalitet medial, Kida, Noizy’ a ku po di kengetare tjera…

shume lehte mbyllet debati per dicka… ‘Amerika ka thon qeshtu…’ ky ose ai gazetar… Hashimi, Ramushi, Albini a Isa… hoxha, popi, ateisti… edhe na veq duhet me aprovu mendimin se nese thojm keq jemi tradhtar t’kombit, t’fese, t’familjes, t’idealit… turpi… per qato, per mos me dal tradhtar, mos mu mallku, e ulim koken, e mbyllim gojen, edhe ia bojm rrafsh tjerve… edhe tu ju bo rrafsh krejt tjerve, mbeteni pa mendim, pa origjinalitet, labil, hipokrit, shumefytyresh… mbeteni pa skelet, nifar amebe qe shtrihet ka t’jene ma mire e ma pershtatshme… ma rehat…

nuk keni faj ju, as ata para 368 vjete… osht n’ADN mu kon ma rehat, mu kon i nenshtrum ndaj dikujt se pernime ma lehte osht ashtu… e tash, me plumb, pa plumb, B51, B22 cfare po doni?