shkrime për filma, seriale, sport, e filozofi jete

Shtet llopovash

Osht fakt që njerzt që jon n’pozita shfrytëzojnë shumë sende n’shpinë t’tatimeve e kontributeve tjera tona për këtë shtet. Kjo nuk vlen veq për qeverinë, po edhe për nëpunësin ma t’thjesht të përfaqësisë lokale. Ama, jo veq kta tipat janë llopova.

Nëse për kurgjo nuk jemi t’zot, me ja nis me kallzu qka po bohet e qysh po bohet, kush sa po vjedh qysh po vjedh, për kto nuk pritojmë. Në fakt japin qaq informata t’sakta sa thu që jon pjesëtar t’nojfar agjencie inteligjente. Edhe dituria për manipulimet e vjedhjet nuk kufizohet n’vetëm kto 10 mijë kilometra katror t’ktij vendit. Ka njerz që ta kallzoj sa e ka ‘shit’ lojën Hofenhajmi, a sa e ka ble lojën KooTeePee e Finlandës. Sepse na krejt i dimi kur t’vjen puna te qivijat. Nuk i dimi do sende për Leonardo Da Vinçin (i katërti n’listë t’shipeve mas atij t’titanikut, atij t’milanit edhe atij t’ninxha kornjaqave). Me pas vjedh, nashta na kishim msu n’shkolla dishka për to, n’vend që me na shti me vizatu vjeshtën, verën, pranverën, dimnin, borën e parë, borën e dytë, shingjergjin etj.

Jo veq ata tipat n’pozita e n’qeveri jon llopova. Llopova ka kahsmos. Ka n’mesin tonë. Sa t’dush. Llopova t’shtetit. Nuk osht llopovllëk veq ma m’vjedh lopatën (vjeshtë e pranverë) e cila masanej diqysh ‘bohet’ e kojshive. Llopovllëk osht me vjedh shtetin.

Shteti nuk vidhet veq me shku me marr pare n’llogari t’tyne, ose me vjedh noj karrige a letër t’bardhë n’zyre. Shteti vidhet edhe tu mos i pagu detyrimet që i kemi. Shteti nuk pren pare. Shteti jemi na njerzt. Gjithmonë jon pagu tatime e taksa. Kanihere jon ma t’mdhaja, kanihere jon ma t’vogla. Pa marr parasysh çfarë sistemi kemi, tatimet, populli jon shtyllat që kontribuojnë n’shtet. Njëjtë edhe shteti nuk osht tu ‘na dhon’ paret e veta, po jon paret tona. Ama ata që nuk pagujn tatime e senne, që kqyrin me mashtru shtetin mendojnë që po ‘ju japin pare’ ata që i zgjedhin.

Arsyeje për mos me pagu tatime e sende tjera ka me kamiona. Ama, nëse dojmë me u bo popull i edukum e shtetmbajtës atëherë duhet mu pajtu me sendet që i bojnë krejt shtetet e dynjasë. Nime ma shumë se gjysma e popullit nuk i kanë punët mirë financiarisht. Amo, bash kjo pjesa osht ma e ndërgjegjshmja kur vjen puna me respektu shtetin, edhe pse shteti nuk i jep pesë pare për ta (figurativisht, jo asi para t’dinarit).

Mundemi me kontribu n’zvoglimin e tatimeve e sendeve tjera nëse krejt jemi t’përgjegjshëm. Nejse shumica. Nuk osht fer ni regjion i vendit me pagu, tjetri mu shtru asfalt. Ama ju vet keni votu për kto. E dimi që nuk ka t’mirë për qefin tonë, për qefin tem, ama apët ka t’kqi e ma t’kqi. Na duhet me zgjedh këtë që osht ma pak i keq. Ose s’paku me gjet ni t’mirë e me qu përpara. Duhet mu bo merak për shtet. Duhet e mbajt shtetin. Duhet mi pagu tatimet e obligimet tjera. Qysh nuk mundeni me nejt pa ni makiato, pa impulse n’telefon, pa duhon, e pa internet, qashtu edhe shteti nuk mundet me mbijetu pa tatimet tona.

Llopovat i hjekim kur ta hjekim llopovllëkun prej vetvetes. E herën tjetër kur ta akuzoni noj qeveritarë, kqyrne vetveten s’pari, familjen e gjerë, kojshit e tu. Kqyrni sa llopova ka aty s’pari, se ndërtesa te Skënderbeu osht larg edhe nuk osht e vetmja.

Pagune rrymën, bërllogun, tatimet, lypni faturat – kuponat fiskal. Kurgjo nuk osht mi mbet borxh ni njeriut, sa osht mi mbet borxh ni popullit. S’paku asaj pjese që i kryn detyrimet. Shqelmojeni llopovllëkun se t’hujt nuk punojn për neve gjithmonë.

Luani

1 Comment

  1. mbreti3gut

    Luan,
    Kjo ka me qene kshtu deri sa ta kuptojme se njerezit e bojn shtetin, e jo shteti njerezit.
    “Cfar milli, qasi pite” – thojke ai i mocmi.

© 2023 Bllog Personal

Theme by Anders NorénUp ↑

%d bloggers like this: