Nuk jane tre veta fajtor qe po i ricikloni neper statuset tuaja per kete çmenduri qe ka ndodh gjate ktyne viteve.
Jane 1.8 milion fajtor, perfshi secilin prej neve!
Fajtor osht qasja me ‘shuj, shuj…’ ose ‘hajt be se mire osht…’ e edhe asine ‘po cka po ta nin per tjeret…’
Kjo qasje, mbyllja e gojes ndaj seneve ma t’thjeshta per rehati personale, osht ajo qe sjell jo vec kete rast, po edhe shume tjere te ksi permasave e mos ma keq neper vendin tone.
Kqyrja e puneve tona! Ironia osht puna e jone osht m’u marr me pune t’huja!
Heshtja ndaj t’keqes, tu fillu prej ni letre t’hedhun toke, tek vjedhjet e shtetit – neve secilit qe pagujm taksa, e deri tek kto gjana qe s’kane fjale t’pershtatshme mu pershkru. Per kete rast qe ashiqare ka zgjat ni kohe t’gjate, osht zor me dite vec 4 veta t’perfshim. Shqiptari nuk mundet me bo dicka t’ketille edhe mos me ju lavdru dikujt, se qaq komb i ceket jemi! Sigurisht ka pas njerez qe e kane dite, edhe kane shujt! Mos me ‘u prish’ me kolege, kane prish ni jete t’pafajshme.
Njejte edhe ju shuni, per kolege, per shoke, per familjar! Nuk folni kunder t’keqes edhe e keqja vec shkon e trashet, zgjerohet. E i vetmi sen qe kputet tu u zgjeru, tu trashe, osht harami e zullumi.
Jemi bo njerez t’ketille, t’prishur n’shpirt! Edhe kerkush nuk niset prej vetes me bo dicka t’mire per kete vend. Kerkush nuk e hap gojen me fol! E kerkush nuk e ngon aton qe ka me fol dicka!
Megjithate osht mire m’u kap me ‘beteja’ banale n’fejsbuk, se a ‘forca bon fuqine, a fuqia forcen’ e ksi sene madhore. A qysh jemi populli ma i vjeter n’ballkan, ma i miri n’bote, ma trimi, a cka po di. Amo po doket cka jemi! Njerez tutca, qe shujm, qe shitemi per ni makiato, njerez pa palce!
Hala ma zi ka mu bo sa t’mshelni gojen, e kqyrni. Huti hut, kanihere lshon noj zo, nuk osht sikur na me ‘shuj, shuj’!