“You’re the one who is weak. You will never know love or friendship. And I feel
sorry for you…”
Tek Urdhri i Feniksit, njana prej fjalive ma mbreselense, pa dasht me spoil
librin a filmin osht kjo…
derisa ky nuk osht ni shkrim n’lidhje me harry potterin, osht shkrim n’lidhje me
ato qe permend n’kete fjali…
senet ma t’mira n’jete jon ato qe nuk i planifikojm, ato qe ndodhin papritmas,
spontanisht… jon kto gjanat qe nisin sene qe as nuk kishim mujt mi planifiku
edhe me pas pas arkitektin ma t’mire t’mundshem… per mu, asgja nuk ndodh
rastsisht, osht dicka e planifikume prej noj Arkitekti tjeter…
spontanisht, ni masdite shtatori, derisa u knaqshsha tu e shiju vetmin n’banken e
pare n’gjimnaz, ni djale e pat marr qanten edhe pat ardh u pat ul pa e thirr
kerkush… hala ma interesant osht qe as nuk ka vet…
amo hiq keq nuk m’ka ra… per kater vitet n’vijim une kom pas note ma t’madhe
n’matematike… edhe n’fakt kjo note osht seni ma i pavlefshem qe ka viju mas
asaj dite…
shok ma t’mire, n’mesin e shume shokeve t’mire, nuk kisha mujt me gjet kurre…
per ma teper fjala shok duket diqysh si ofendim me qujt kete djalin… sidomos
n’kete epoken ku njerzia po kane shume ‘shoqni’ ne internet… ka qene e osht ma
shume se shok… ni bashke-udhetar i pare n’periudhen ma t’ndryshueshme
t’jetes… jem rrit bashke, kem nis mu pjek bashke, per jeten edhe krejt gjanat
qe i sjell…
ni njeri qe nuk kom mendu qe ka mu pjek nojhere, ka qene djali i halles/dajes (se
di hala cka jon sakte 😛 ) i ni mikut tjeter, i cili gjithashtu ka qene mik i
madh ne ni pjese t’jetes… fyi hala jemi miq me ate djalin, po ai osht pjeke ma
shume e ma heret se ky nipi/daja…
thojn qe gruja e bon djalin njeri… xhixhi e radhes e ka bo kton te maniaku i
pare qe njihet n’kete vend… derisa ai osht njoni prej shpirteve ma t’mira qe
njoh, nuk dyshoj qe meriton hiq ma pak se krejt t’mirat qe i kane ndodh kete
periudhen e fundit… pernime njerzt e mire shperblehen heredokurdo… dikush si
ky nashta edhe ma teper se qe duhet 😛
cka osht shoku i mire?! nuk di me jav pershkru me definicione gramatikore… ju
kisha dhon emrat e ktyne dyve… amo tutna qe i ofendoj… kane qene e jane ma
shume se shoke t’mire… per ni introvert si une qe zor e ka me bo shoke pernime,
e kane pas ni mision t’rond… nashta edhe per shkak t’krejt hjekave qe i kane
pesu me vite prej meje, po shperblehen tashti me persona qe kane mi bo ma
t’lumturit n’bote…
thojn, ata qe kane fmi, qe njeri nuk don me pa kerkond ma mire se evladt e vet…
hala nuk muj me konfirmu kete ndjenje, po s’paku deri n’ate moment, e di qe ka
njerz qe ki qef mi pa ma mire se vetveten… n’mesin e pak vetave qe ja du kete
t’mire jon edhe Fitimi e Egzoni…
djem, urime fejesa, e Zoti ju begatoft jeten qysh din Ai mas miri, e qysh doni ju
mas shumti…
a une…
sikur harry, “I’m the blessed one. I know love and friendship. And I feel sorry
for others…”