Categories
Milan

Sigmund Freud – AC Milan vs Napoli

Mbrojtja (përsëri)

Katër goditje të kundërshtarëve, nga të cilat tri u konkretizuan në gol. Të gaboj Ely, Romagnoli, e Calabria është normale. Kjo nuk vlen për De Sciglion, dhe Zapatan. Ky i fundit thjesht ju dhuroi golin e parë kundërshtarëve. De Sciglio bëri gabimin identik të Antonellit kundër Interit. Po ka probleme në distribuimin e mbulimit të lojtarëve ndërmjet mbrojtësve. Pikërisht kur qendërmbrojtësi po provon të marr mbulimin e kundërshtarit nga mbrojtësi i krahut po shfaqet pika kritike që po përfundon me gol. Tranzicioni i mbrojtjes 1me1 në zonale nuk po realizohet në zonën tonë. De Sciglio i ka bërë disa vite me Milanin. Nuk është më i papërvojë si tretë që i përmenda më lart.

Mbrojtja ka nevojë për kohë dhe adaptim. Gabime të tilla mund të ndodhin, ama sikur po bëhen më të shpeshta dhe nuk po përmirësohen. Kjo duhet të ndryshojë.

Carpi

Cristian Zaccardo s’do të ishte i kënaqur me statistikën në vijim – vetëm Carpi ka pësuar më shumë gola se Milani këtë sezon.

Si skuadër posedimin e topit e kemi nën 50%, derisa saktësinë e pasimeve 78%. Nëse vazhdojmë me statistika negativiteti vetëm sa do të shtohet. Çdo ndeshje 13 tentime nisen drejt portës tonë prej të cilave vetëm 3.3 bllokohen nga mbrojtja. Ndërsa nga 12 tentime drejt portës, vetëm 3.3 përfundojnë në portë mesatarisht për ndeshje. Tani me këtë numër trishtues paramendoni sa gola mund të shënojmë. Problemi po qëndron tek mesfusha e cila nuk ndihmon sa duhet sulmin.

Magjistarët

Pos që nuk ndihmojnë sulmin, ata nuk ndihmojnë as mbrojtjen. Zakonisht zhduken si magjistarë në ndeshje. Në ndeshjet e para mesfusha zakonisht nuk mbante topin dhe ishte shumë ngurruese statike. Kjo ka ndryshuar gjatë këtyre javëve dhe tani po mbajmë topin, po pasojmë, ama vetëm në repartin e mesfushës. Nuk ka kreativitet. Kundër Napolit ishte shumë teknike. Interesant vendimi për të zëvendësuar Kuckan me De Jongun, por asnjëri nuk po mund të rehatohet.

Rotacioni po pengon jo vetëm mesfushën, por edhe sulmin. Duhet një formacion më stabil. Më pak ndryshime në formacion. Të dihet kush është startues e kush rezervist. Këtu faji bie mbi Mihajlovicin, ama është akoma herët për të definuar formacionin përfundimtar të Milanit. Gjithashtu është një gjë e mirë për të mos siguruar vendet startuese përkundër performancave të këqija. Kjo shfajëson Mihajlovicin.

Psikoanaliza

Por, ku qëndron problemi? Mihajlovic ka një ide të mirë – na duhet Freudi.

Sado që mundohem të gjejmë problemet, dobësitë si shikues, e kemi të vështirë të vijmë në përfundim. Nuk është faji tek Mihajlovici. Gjithnjë trajnerët po dalin të jenë fajtorë. Mihajlovic po mundohet të bëj ndryshime si taktikisht ashtu edhe në menaxhimin e lojtarëve. Por, diçka nuk po funksionon. Motivimi?!

Edhe Freudi me zotësitë e tij vështirë se do t’ia dilte të gjente problemin. Para disa viteve kishim probleme me lëndime fizike. Tani po kemi probleme me lëndime psikike. E ne si fansa do të kemi edhe probleme fizike e psikike nëse vazhdon kjo formë e Milanit. Po teprohet!