Aeroport!

Disa veta komunikojnë në radiolidhje me bazën që duket t’i përket një dhome kontrolli të MI5! Të gjithë janë në ndjekje të një të dyshuari përshkrimi i të cilit nuk përshtatet mes dy palëve që komunikojnë.

Koha po ecën, i dyshuari nuk është askund, derisa udhëtarët vazhdojnë rrugën e tyre të patrazuar. Sa do të zgjasë kjo qetësi, para se të pëlcasë paniku? Apo diçka tjetër edhe më e madhe?

Episodi i parë të mban ngjitur për ekrani nga fillimi deri në skenën e fundit! Çfarë do të ndodhë në episodin tjetër?

Sigurisht do të qetësohet situata, edhe s’do të jetë gjithë ai mister e paqartësi?

Pjesa e parë zbulohet, por pastaj fillon pjesa tjetër që do të zgjatë jo më pak se pesë episode, me finalen senzacionale!

Slow Horses janë një grup i veçantë i agjentëve të MI5 që veprojnë “në hije”! Këto dyja nuk janë në qejf të mirë me njëra-tjetrën, dhe arsyet e vërteta qëndrojnë më thellë se ato që i sheh publiku.

Ky mister e bën këtë seri prej 6 episodeve, 6 orëve njërën prej më të mirave të këtij viti. Secili episod hap një kuti tjetër sekrete, duke mos na lënë të kotemi pahiri!

E ajo që e bën edhe më të veçantë këtë seri janë dy emra të njohur të kinematografisë britanike – Gary Oldman e Kristin Scott Thomas. Të dy kthehen pas më shumë se dy dekadave, ose më mirë të themi debutojnë në seriale televizive. Dhe nuk dëshpërojnë aspak!

Përshtaten shkëlqyeshëm me rolet e tyre, ngjashëm si karakteri i tretë kryesor nga Jack Lowden, dhe karakteret tjera dytësore.

Serial tipik britanik, plot mister, skenar të mahnitshëm, kinematografi mbresëlënëse. Dhe më e mira është që do të kemi edhe një sezon tjetër së paku! Nota personale: 5/5

About Author

Writer?!

You might also enjoy:

%d bloggers like this: