Filma

Space Jam: A New Legacy (2021)

Nga lojtarët aktiv në basketboll, nuk mendoj që dikush ka bërë në lojën e këtij sporti më shumë se LeBron James. Me kalimin e kohës ky nocion mund të ndryshojë, por sot, gjërat mendoj që qëndrojnë kështu.

Në film, është krejt tjetër muhabet!

Kalimi i LeBron tek Lakers ashiqare ka qenë një vendim që ka marrë parasysh edhe përfshirjen e tij në botën argëtues, përfshirë filmin. E këtu, nuk është as afër asaj që shfaq në parketin prej 26 metrave.

Nuk kemi nevojë për ndihmën e presidentit Biden që të na konfirmojë ndërlidhjen e LeBron James me popullin tonë, ashtu siç bënte para disa viteve! Mjafton të shohim pjesën fillestare të filmit dhe e kuptojmë që LeBron James është një baba tipik shqiptar!

LeBron i thotë të birit që të lë telefonin e të ushtrojë basketboll, sepse qysh thonë edhe shumë baballarë shqiptarë, “loja s’të jep me hongër”!

Por, edhe nuk e kanë keq, sepse nuk munden të bëhen streamer në twitch, apo të lënë fakultetin duke aluduar që Zucku e Billi kanë bërë miliarda pa shkollë! Ata janë dy nga 2 miliardë veta pa shkollë, dhe gjasat që i treti të dalë nga ne janë zero!

Ngjashëm si jo të gjithë mund të bëhen LeBron James në fushën e basketbollit, por në aktrim, mund të dalin sa të doni LeBrona!

Aktrimi është bërllog!

Pjesa kryesore e filmit, është e kotë, e gjatë, e keqe!

Filmi i gërditshëm!

Edhe filmi i Kyrie Irving është më i mirë se ky vazhdim i Space Jam! Ani “New Legacy”!

Space Jam: A New Legacy mbetet një tentim i dobët për të kopjuar origjinalin, dhe më shumë shërben për t’i kënaqur egon atyre që kurrë nuk mund të jenë si origjinalët, sado që mundohen!

Disi sikur këto grupet bastarde të “meraklive” që tentojnë të kopjojnë Maniakat! Nota personale: 1/5

%d bloggers like this: