Fundi i sezonit të dytë ishte ndër momentet më të ‘trenta’ të Succession. Ngjashëm edhe i treti, vetëm me më pak njerëz të pranishëm.

Edhe ky sezon është një kope ujqish e dhelprash që provojnë të ndajnë prenë duke gllabëruar më shumë se tjetri, dhe për të arritur këtu duhet të eliminojnë patriarkun e familjes, i cili rrezikon edhe ta humbë prenë të tërën.

Për dallim nga dy sezonet e para, kemi një front të hapur ndërmjet Kendallit dhe Lloganit. Dhe derisa palët në këtë front provojnë të ruajnë e të fitojnë aleat, është Departamenti i Drejtësisë që mund të djegë krejt lojën!

Por, gjithmonë ka vetëm një fitues, dhe ai gjithmonë është Llogan Roj!

Pa marrë parasysh se çfarë ndodhë, a është duke pshurrë veten në shtrat pa qenë në gjendje të lidh dy fjalë, apo duke shtyrë bordin e një konglomerati të luajë lojën e derrit të egër, Llogan Roj fiton!

Dhe kjo është njëra ndër arsyet pse Tom zgjedh Lloganin para Kendallit! Kemi momentin kur thotë që “kurrë nuk kam parë Lloganin të dhjerë”!

Por, arsyeja kryesore pse Tom zgjedh Lloganin është Shiv!

Në një lidhje, njëra palë mund të ofrojë më shumë për një kohë, por edhe ajo dikur lodhet. Kemi Tom që gjithmonë shpreh dashurinë, kujdesin, e edhe mbyll sytë para krejt atyre gjërave që nuk i shkojnë për qejfi që bën Shiv. Edhe, në çdo moment që pyet se ‘çfarë ka për të’, ajo gjithmonë shpërfillet!

Momenti kur Tom vendos të thyej gjithçka në zyrën e Gregut është ndër momentet më të këndshme të këtij sezoni. Përfshirë edhe reagimin e Gregut në fund që ‘është lajm i mirë’.

Pas krejt atyre durimeve, shkeljeve, e poshtërimeve injorante të Shiv që është më e mençur se shumica, Tom bën zgjedhjen më të mirë. Dhe kthehet në një gjakftohtë i cili ka fytyrë të pyes Shiv nëse është mirë pas tradhtisë më të madhe në jetën e saj!

Kush do të rrëzojë Tomin?

Sigurisht që Gregu!

Që nga episodet e para, kur Greg nuk ka kurrfarë lidhje me krejt atë që po ndodhte në botën e Rojëve, kam ndarë mendimin që Greg në fund do të dalë në krye. Po vonon, dhe ndoshta mund të jem gabim, si shpesh, por…

Kamera, regjia për mua është e përkryer, ajo lëvizja dinamike e kamerës në shumë raste. Ngjyrat, fotografia fantastike. Muzika rrëqethëse. Skenari fenomenal. Aktrimi superior. Sa mirë përshtaten kasti me karakteret e tyre! Sigurisht që është drama më e mirë në televizion për momentin! Nota personale: 5/5

About Author

Writer?!

You might also enjoy:

%d bloggers like this: