Categories
TV Reviews

Suits – Sezoni 7 (me spoilera)

Kur kam nisur të përcjell këtë seri, e kam përcjell për krejt atë që ka ofruar nga bota e avokatëve, e që ka qenë diçka krejt ndryshe për dallim prej serive procedurale që shumicën e kohës përqendrohen në gjykata. Këtu ka pasur diçka më shumë – një sekret në brendi, një shoqëri jo të zakonshme, dhe Lluis Llit!

Shtatë sezone më pas kemi DARVEY!!! Edhe njerëzit po çmenden pas kësaj!

Nuk është hera e parë që dëshpërohem nga serialet këtë javë! Nejse, prej Scandal-it e kam pritur, ndonëse jo aq bërllok siç e bënë në fund!

E kuptoj që largimi eventual i Donës bashkë me Majkun e Rejçëll do të ishte shkarkim i madh nga seriali, por nuk ka qenë nevoja e Darvey, për Zotin! Tashti po shndërrohet në një telenovelë me atë ‘a do të bëhen, a s’do të bëhen’, e jo në një dramë legale, e cila po tenton të mbahet gjallë në këtë front me ardhjen e Robert Zane dhe ish-partnerëve që po rrezikonin shuarjen e firmës.

I panevojshëm ka qenë edhe rikthimi i Xhesikës. Diqysh në fund e prishën edhe karakterin e saj me përcaktimin për atë idenë ArbanaXharraiane – të përmirësosh diçka nga brenda! E për pak, si për inati, ishin duke e dërguar në pleh edhe karakterin tim të preferuar – Lluis Llit <3

Dashuria për këtë karakter mund të jetë ndoshta arsye pse kemi shumëçka të përbashkët. Nejse, pos frizurës (lexo qelit) nuk na bashkon asgjë tjetër. Nejse, ai ka ma shumë flokë në pjesën mbi-ballore. Okej, s’na bashkon asgjë!

Por, së paku u përkujdesën për një fund të përshtatshëm për të, ndonëse bisedat e tija me psikologu, çmenduritë e tija karshi psikologut, sidomos kur e ofendonte për kombësinë e tij, kanë qenë ndër pjesët më të mira të këtij sezoni, i cili duhet të jetë i parafundit.

Kontratat janë të vazhduara edhe për një sezon, dhe mendoj që është plakur mjaftueshëm për të marr atë finale, me ndoshta një martesë të dyfishtë – Darvey dhe Lluis Llit me atë profesoreshën! Ndërkohë për ta bërë më interesante, në stilin e Scandalit, do të vrasin dikë gjatë sezonit – Xhesikan për shembull. Dhe njerëzit do të çmendën, ngjashëm si me martesën e Majkut me Rejçëllin.

Mendoj që njoftimi i Meghan Markle për të lënë serialin ka dëmtuar jashtëzakonisht ekipin e skenaristëve të cilët në këto gjashtë episodet pranverore as nuk ishin lodhur të bënin misterioz largimin e karakterit të saj nga seria. Mbaje Majkin, vrit Rejçëllit, edhe kryhet puna! Ama, kujt t’i themi. Dasmaaaaa! Darveeeey!!!!! Nota personale e sezonit i cili u përmirësua pak me rishfaqjen e Dana Skotit: 3/5