Nisur nga dueli ndërmjet Zane dhe Harvey, nëpër duelet tjera të miqve të tyre deri tek një kallaballëk emra në titullin e firmës, dhe një përfundim që i kënaqi shumicën, por jo mua. Spoilera ka prej fillimit, kështu që shihemi kur të përfundoni këtë sezon të parafundit për juve (të fundit, me gjasë, për mua)!

Sigurisht që do të kthehem të shikoj edhe një sezon pasi nuk hiqet dorë pas 132 episodeve. Tek e fundit nuk është një tentim-lidhjeje martesore kjo nga e cila mund të hiqet dorë pa marrë parasysh sa investon në kohë!

Darvey po ndodh miq. Urime!

Nga një dramë legale që të mbante ngjitur për tregimi pas çdo episodi, në një novelë jug-amerikane për një dashuri që do të duhej të ndodhte që në episodin e parë! Ku ndodhi ky shndërrim? Kur?

Të jemi të sinqertë, komponentët kanë qenë në dritë që nga fillimi, por disi, së paku për mua, kanë qenë në plan të dytë. Lufta nëpër gjykata dhe magjitë që nxirrnin Harvey dhe Mike, bashkë me një super-Donna nëpër këto tetë sezone ishin në pah të parë! Sidoqoftë, që nga ikja e Jessicas mendoj që seria ka nisur të marrë teposhtën. Ose tek largimi i Mike me Rachel që ishte një ikje ‘romantike’.

Dramë legale nuk është më. Tashti kemi larjen e gjynaheve! Romancat e ndaluara të cilat këtë sezon ishin dy. Sezonin tjetër do të kemi edhe një të tretë! Të katërt! Finalja mund të jetë një kolazh dasmash, nja tetëmbëdhjetë, përfshi edhe Scottyn!

Gjëja më e mirë këtë sezon ishte episodi me psikologun e Louis. Por, momenti më i mirë mbetet vallëzimi i Louis Litt! Veç kjo i jep një notë pozitive kësaj telenovele: 2/5

About Author

Writer?!

You might also enjoy:

%d bloggers like this: