vlcsnap-2014-01-29-21h43m10s90Pas suksesit të Netflix me ‘House of Cards’ (serial i shkëlqyeshëm) dhe ‘Orange is the New Black’, edhe Amazon provon të mat forcat me televizionin e zakonshëm. Një nga projektet e para të Amazon është ‘Alpha House’.

Seriali nis me një turmë policësh dhe gazetarësh që afrohen në hyrjen e një ndërtese banimi. Shfaqet John Goodman i cili zgjon nga gjumi Bill Murray. Ky i fundit ka përzier kalendarin për tu dorëzuar në organet e rendit. Mjafton kjo skenë që të të jap fillimin e të qeshurave të buta që do të vazhdojnë gjatë gjithë episodit.

Seriali në rolet kryesore ka katër senatorë republikan nga shtete të ndryshme të SHBA-ve, nisur nga John Goodman. Pos që thumbon mendimet e tyre konservative, seriali sjell edhe karakteret e tyre duke përdorur satirë ndaj qëndrimeve të tyre për çështje aktuale.

Këto sjellin skena me komedi dhe të qeshura të buta gjatë pjesës më të madhe të pilot episodit. Seriali premton të jetë komedi e mirë politike (e kundërta me ‘House of Cards’), derisa ka një John Goodman si karakter kryesor që personalisht për mua është njëri ndër aktorët më të preferuar.

Personalisht do të rikthehem për më shumë episode, e ju sugjeroj që patjetër të provoni episodin e parë.

Nota fillestare 8/10