Deri në vitin 1971, Aretha Franklin kishte incizuar 20 albume, ishte shpërblyer me 5 Grammy dhe kishte pasur 11 këngë, të zhanrit Pop e R&B të renditura numër 1, radhazi. 

Ky dokumentar përqendrohet në pjesën e saj të jetës si soliste me Kishën New Bethel Baptist, një vit më vonë, më 1972 kur artistja e njohur festonte ditëlindjen e saj të 30të. Atëherë, ajo kishte vendosur të incizoj një album me këngët që kishte kënduar si fëmijë, në kishat e komunitetit afrikano-amerikan në Los Angeles.

Në incizimet që zhvillohet për dy net, Sydney Pollack, tashmë i ndjerë, kishte regjistruar pjesën vizuale të ngjarjeve. Këto incizime përdoren në këtë dokumentar, gati gjysmë shekulli më vonë, për të sjellë historinë mbrapa albumit më të shitur në histori të muzikës kishtare.

Për të gjithë fansat e Aretha Franklinit, dhe të artit të mirëfilltë, ky dokumentar sjell një përmbledhje prej 90 minutave të dy ditëve nga jeta e ikonës së muzikës.