Çka duan krejt çikat?
Të martohen, sipas Stu, i cili është miku më i afërt i Çarlit.
Edhe Çarli e ka një dhunti të çuditshme – çdo vajzë që fle me të menjëherë e gjen fatin e jetës. Dhe pasi, sipas Stu, të gjitha vajzat qëllimin kryesor në jetë e kanë martesën, me të dëgjuar për dhuntinë e Çakut, vrapojnë sikur të ishte tyrbe ku sillesh dhe puthë gurët!
Sigurisht që Çarli jeton jetën që ëndërrojnë pothuajse të gjithë djemtë – vajza pa obligim!
Por, krejt kjo ndryshon kur ai takon Kam, e që është ndoshta aktorja më e bukur në film në çerek-shekullin e fundit, ndonëse është pensionuar për të ndjekur karrierën biznesore – e papërsëritshmja Jessica Alba!
Çak, Dr. Çarli Llogan, nuk dëshiron që Kam të jetë vetëm një ‘vizitore’, sepse fillon të ketë ndjenja për të. Mirëpo, dhuntia që tash i duket mallkim, duhet të prishet dhe Çarli fillon të kërkojë çfarëdo mënyre që të prishë këtë adet vetëm që Kam të jetë “stacioni i fundit”, jo vetëm i radhës!
Është film nën-mesatar që e gjeni edhe në tubi tv nëse përdorni VPN. Ka shumë skena intime që do të zgjonin interesimin e adoleshentëve kryesisht sepse për shumicën është humbje kohe.
Vetë ky recensim a përshkrim është një tentim për të thyer njëfarë “mallkimi”, veçse për dallim prej Çarlit, dikush mjafton të bëj një llajk edhe të nesërmen buzëqeshë fati. Nota personale: 2/5