“I want to build something that will outlive me.”
Nuk është lehtë të ndërtosh shtet!
Veç shihni këta tanët çka ndërtuan për njëzet/dymbëdhjetë vite!
Për ndërtimin e një shteti duhet një kulturë e shëndoshë, e cila përfshinë edhe teatrin, dhe ata që shkojnë në teatër më shpesh se sa që nuk postojnë në rrjetet sociale që kanë qenë në teatër!
E di që e bëjnë për t’i kujtuar tjerëve që teatri është i mirë, por…
Hamilton është njëri ndër titujt më të suksesshëm të dekadës së kaluar në Broadway, dhe gjatë pandemisë u publikua edhe si “program special” në Disney+ (që debuton gjatë verës në vendin tonë).
Inspiruar nga biografia e Aleandre Ahimton – njëri nga shtatë etërit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruar nga Ron Chernow, Lin Manuel Miranda krijoi një muzikal që me meritë ka marrë lëvdata si njëra ndër shfaqjet, në këtë rast “film”, e viteve të fundit.
Dhe në muzikale, pjesa më e rëndësishme për mua është skripti i cili është thjesht mjeshtëror nga Miranda. Dhe ky muzikal ka gjithçka që do e bënte një muzikal madhështor, ndoshta më shumë për faktin që është një biografi e një njeriu me një histori kaq të pasur.
Shfaqja është e ndarë në dy akte.
Akti i parë përfshinë jetën e Hamiltonit para Revolucionit Amerikan, historinë e prejardhjes dhe formësimin e Hamiltonit; derisa akti i dytë përfshinë punën e pasluftës deri në fund të jetës së tij.
Monologë, dialogë, rap-luftëra, gjithçka ka në këtë muzikal, ku vallëzimi, me plot të drejtë mbetet në plan të dytë, përshtatur me historinë. Krejt këto pjesë, sa janë të mbushura me histori që rimon, kanë edhe pjesët komike, pa harruar edhe ato emocionale në çaste. Të gjitha këto të shoqëruar me muzikë që i shkon përshtati rrëfimeve.
Lin-Manuel Miranda vjen në rolin e Alexandre Hamilton, derisa në mesin e karaktereve tjera të portretizuara janë edhe Mbreti Xhorxhi III i Britanisë së Madhe, Xhorxh ?Uashingtoni, familja e Hamiltonit, miq e armiq të tij.
Hamilton tregon që historia mund të mësohet në forma të ndryshme, goxha të kënaqshme si kjo, kur ka një rrëfyes të zoti. Bërja e historisë është tjetër muhabet. Historia bëhet duke ndërtuar diçka që jeton më gjatë se ndërtuesit, e që nuk është as pallat personal, as libër biografik i porositur. Nota personale: 5/5