Ditelindja m’pat qellu n’maj, edhe si dem n’horoskop nuk lavderohemi shume. Se a kisha me prit ate ditelindje atehere, as nuk e dyshojsha, se si ni fmi i rritun ne ni rreth ma shume pozitiv se panikues per fmit, gjithmone na bonin me besu qe ka mu bo mire.
Ama, a kisha me prit ate ditelindje n’shpi a jo, ishke dyshim i madh, se pak dite para ditelindjes, pate pas ni ‘kontroll’ n’krejt katundin. Si ni fmi qe s’ka lidhje me ato qe po ndodh, edhe qe per here te pare shihte ushtare n’aksion, krejt kto t’qonin e t’zhytnin n’filma t’arnoldit qe i patem pa, ndoshta edhe para kohes!
Dy dite para ditelindjes, ose njo, nuk e di sakte cfare dite osht kon, fmi ma, jo edhe aq i vogel, per ni cast kisha harru qe edhe ishte ditelindja ndonji gja. Nuk e dinim se ku do te ishim, kah do te ishim mas dy ore, e le ma mas dy dite. Nuk e dinim se a do te ishim, ama prape kjo ide nuk m’shkojke n’mend.
Mas disa oreve, na lejun mu kthy n’shpija. N’mramje, prape u shfaq frika kur n’largimin e tyne, nisen aeroplanat me ju sill permi. Te ndalun n’mes t’katundit, nuk di a ma shume na shpresonim qe aeroplanet nuk do te sulmonin, a vet ushtaret. Hakmarrja ndaj atyne n’qiell ishte e pamundur. Na ishim 20-30m larg.
N’momentin qe del prej zones t’luftes me ni loje, frika largohet qe mundesh mu vra. Po loja, ka ristart. E nis prej fillimit.
Me jetu tre muj n’frike tu mos e dite sa ka me zgjat kjo frike, edhe cfare perfundimi ka me pas, nuk osht lehte. Aq ma pak per ni fmi.
Na nuk e kemi dite atehere qe ka me zgjat tre muj, a dy muj, a ni vjet. Nuk e kemi dite qe kemi me prit fundin, a cfare fundi ka me na prit. Marreveshja e Kumanoves i pat dhane fund frikes edhe pasigurise tane per t’ardhmen. Dy kerre t’NATO-s i kemi prit per kater ore. Me ardh, m’i pa qe kane ardh se nuk na u besojke.
Me na pas thone ate dite, qe sot, mas 19 vjete na kemi mu kon populli ma i bllokum n’Evrope, me t’ardhura ma t’vogla se cmimet n’Gjermani, edhe t’okupum prej ‘clirimatarve’ qe 19 vjet, ndoshta, ndoshta kishim dal me 23 mars, edhe ma kurre nuk ishim kthy.
Ose, ndoshta ma mire me na pas myt ni dite, se sa qe po na mysin ka pak ka pak qe 19 vjet! Kurgjo s’jane tre muj sa jane 19 vjet. Atehere s’paku e kemi dite qe pala tjeter osht armike, nuk osht e jona. Tashti, armikun e kemi krejt si na. Osht ai kojshia jone i pare!