Thonë që vdekja është si budalla! Ti vetë nuk vuan sa vuajnë ata përreth!

Mirëpo qysh e dimë që kemi vdekur?

Shumë e lehtë.

Fillon cilado këngë e ABBA-s edhe ti nuk ndien shtytjen të ngrihesh e të vallëzosh ashtu, vetvetiu, në mes të rrugës sepse ABBA është vetë muzika.

Edhe muzikën, sado e mirë që është, vendose në cilindo film që nuk ka rrëfim në vete.

E rrëfimi është goxha i këndshëm, diqysh si universi i ABBA-s.

Sofi është e vendosur të përcillet nga babai i saj deri te altari, por as ajo vetë nuk e di se cili është i ati, prandaj vjedhë ditarin e nënës së saj me shpresë se mund të gjejë babanë e saj.

E çka me pa në ditar?

Si e quajmë një grua që fle me tre burra brenda gjashtë jave? Dona!

Filmi nisë me ritmin e ‘Gimme, Gimme, Gimme’ që sjellë tri karaktere që marrin rrugë për në një ishull grek, që të tre të përshtatshëm për një figurë atërore, që veçse bën më të përsosur kastingun në këtë film.

Filmi në fakt fillon gati gjysmë ore pas skenës fillestare, me Mamma Mia që përfundon me një pamje të përshtatshme për Donën dhe të treg baballarët potencial të Sofit.

Edhe pastaj gjithçka rrjedhë si një lum i kthjellët që mbyt zërin tonë kakofonik derisa jemi pjesë e korit të disa prej këngëve ma të mira të realizuara në historinë e njerëzimit.

Chiquitita, Dancing Queen, Our Last Summer, Lay All Your Love On Me, Super Trooper… e deri te The Winner Takes It All para finales që është një ode për vitet e diskotekës edhe bendin ma të mirë që ka ekzistuar ndonjëherë.

Amanda Seyfried vjen në rolin e Sofisë, Skarsgaard, Brosnan, e Firth në rolin e tre baballarëve potencial, dhe Dominic Cooper në rolin e Sky. Aktrimi, skenari, regjia, e mbi të gjitha koreografia dhe muzika e bëjnë ‘Mamma Mia’ njërin ndër filmat më të hareshëm që ekzistojnë.

Është një film që duhet ta mbani gjithmonë në listën e të preferuarve, sepse nëse ‘Mamma Mia’ nuk ju kthen qejfin, atëherë s’di çka ju ndreq! Nota personale: 6/5