Gjë e mirë është që Montella pranoi që duhet të lëvizemi drejt mbrojtjes treshe! Mirëpo ka nevojë për kohë. Koha është e keqe. Ma e keqe se shpresa e cila mund ta çmend njeriun, qysh ka thënë edhe i madhi Morgan Freeman tek ‘The Shawshank Redemption’!

Nëse se keni pa këtë film, atëherë dijeni që jeni njëfarë Riccardo Montolivo në veti nëse krenoheni që keni parë filma!

Koha është e vyeshme edhe disa prej neve kanë çerek shekulli që përjetojnë të diela kësisoj. Thashë, koha është më e keqe se shpresa, ama paramendo ti bashkosh të dyja!!! Pas shumë kohëve ne kemi shpresë që do të jemi ekip i hajrit! E dimë që titulli është çmenduri, e pozita e tretë e katërt kërkon kohë.

Ama njëjtë sikur Sirius Bllek ne e kemi kalu kohën tonë.

Katër viteeeeeee!

Shyqyr Zotit dy prej tyre i ka kalu në spital! Riccardo Montolivo osht muuuuuuttttttt në çdo pjesë në fushë! Edhe si mbledhës topash, apo si stjuardesë në shkallët e stadiumit!!!

Më e keqja është ndër pak gjërat e mira që ka pa Vincenzo Montella pas lojës ka qenë që Biglia dhe Montolivo kanë qenë më të mirët!!!!!!!

Koha…

Prej asaj ndeshjes në Kupën e Hekurudhave Ruse kemi pritur Abaten të bëhet një mbrojtës i denjë i krahut të djathtë. Diego Milito!

Dhe vjen dita kur shohim që Abate është loçkë në krahasim me Davide Calabrian. Nuk ka arsyetim! Duhet ta fusim në thes edhe ta humbin në mal!!! Ndoshta ta përjetoj fatin e katragjyshërit të tij i cili me gjasë ka themeluar Kalabrinë pasi është rritur nga ndonjë pandë në malet e Kalabrisë! Pandë, pasi veç pandat që janë më përtace se Davide!

Bash me qejf isha ndal pak edhe tek Cutrone i cili ishte në zjarr. Ka muaj, ndoshta edhe vite që kam përmend se Cutrone është i përkryer për sulmues! Por, si i treti apo i katërti në këtë ekip! Ai njëmend jep gola kundër Shkëndijes, Craiovës, e Cagliarit, ndoshta edhe atyre ekipeve U19 a U21, por kundër Lazios. Po e lë në bankën rezervë Kalinicin e Silvën e po i beson Cutrones. Borinitttttt!

Montellas nuk bën ti japim shumë kohë. Sepse adaptimi me 3-5-2 do të marr kohë. Edhe nëse ne parapërgatitemi të luajmë, pastaj të adaptohemi në këtë formacion, vjen prilli edhe bashkë me të Sassuolo, Napoli e Torino edhe jemi përsëri në atë rrotën e pranverës duke provuar të sigurojmë një vend në Evropë!

Pak analizë…

Bonucci nuk është Bonucci në mbrojtje me 4. E kemi përmend disa herë këtu! Çalhanoglu luan në pozitën në të cilën ka luajtur Montolivo sot. Montolivo ka përzier edhe hesapet e Kessies në mesfushë. Borini ngjashëm si Cutrone – mund të përballet me Benevento, por jo me Sassuolon e SPAL-in! Susos krejt ia dimë idetë, edhe nuk mjafton vetëm një që të sulmojmë. Kemi fjet në pjesën e parë në sulm. Të dytën kanë ra me fjet edhe mbrojtja.

Prapë, ma mirë sot se në një natë dhjetori në Veronë!