Janë të rrallë filmat muzikal për të cilët shkruaj me qëllimin kryesor – mos të them që është ‘muzikali më i mirë që kam parë’. M’i nda, si me m’vra!

Me versionin ‘modern’ të Spielbergut të planifikuar për këtë vit, ndoshta është koha edhe ju që të shihni ‘West Side Story’, që sjellë rivalitetin e dy bandave në qytetin e Nju Jorkut, kur anëtarë të tyre bien në dashuri, duke shtyrë tensionet e këtyre bendeve të lëvizin drejt një tragjedie.

Rivaliteti i tyre kryesisht është me anë të vallëzimit e këngëve, si ndërmjet bandave, si brenda tyre. Dhe kjo ‘luftë’ e përkthyer në këngë e vallëzim, është ajo çfarë e bënë këtë film aq të famshëm, aq të dashur për audiencën e tyre.

Me anë të këngëve ata shprehin dallimet, diskriminimin që ju bëhet për shkak të gjendjes së tyre shoqërore. Kjo ndodh me ‘Gee, officer Krupke’ dhe e famshmja ‘America’.

Përpos temës socialo-ekonomike, me këngë e vallëzime vjen edhe dashuria e dy karaktereve kryesore në film, Maria dhe Toni. Me ngjyra të ‘Romeo dhe Xhulieta’ e Çajkovskit, ‘Somewhere’ është maja e historisë së këtyre karaktereve. Në fakt, e tërë historia e bazuar në librin e Arthur Laurents, inspirohet nga kryevepra e Shekspirit.

Është muzikal, dhe këngët e vallëzimin e bëjnë filmin. Dhe të dyja këto, pa harruar skenografinë, e mbi të gjitha kinematografinë, filmi është një vepër artistike që përçon definicionin e këtij zhanri.

Aktrimi është fenomenal. Nisur nga e mahnitshmja Natalie Wood në rolin e Marisë, e Rita Moreno që pushton këngën më të mirë të këtij filmi ‘America’ në rolin e Anitës; duke vazhduar me Richard Beymer si Tony, i dashuri i Marisë, George Chakiris si Bernando dhe vëllai i Marisë e i dashuri i Anitës, e Russ Tamblyn, në rolin e Riff, miku më i ngushtë i Tonit.

U përzien pak, apo jo? Në fakt, është shumë histori e thjeshtë, që i jep shije këtij muzikali, ndër më të mirët ndonjëherë. Nota personale: 5/5