Ngjashëm si tek regjisorët edhe këtu do të thosha – ‘Oskar për filmin më të mirë të vitit shkon për La La Land.’ E para se të nisëm edhe në një rrugë vargjesh poetike sikur tek recensimi për këtë film, do të kaloj tek filmat tjerë, një nga një. Continue reading
Tag: oskaret 2017
Derisa Janelle Monae ka qenë emri që ka shpërthyer vitin e kaluar në mesin e aktoreve, këtë vit këtë epitet tek meshkujve do t’ia jepja Mahershala Ali. ‘Moonlight’, ‘Hidden Figures’ e edhe ‘Free State of Jones’; pa harruar edhe serialet ‘Luke Cage’ dhe sigurisht ‘House of Cards’, e kanë bërë 2016tën vitin e Continue reading
Është një moment tek ‘Loving’ ku Ruth Negga dëgjohet aq pastër duke ngrehur hundët sa që të bën të ndjehesh i gërditur derisa përfytyron lëvizjen brenda hundës, dhe njëkohësisht çmon atë për përjetimin aq real të emocioneve. Disi është e ndrojtur si karakter përgjatë tërë filmit, e shtypur por e heshtur. Ka një paraqitje të mrekullueshme dhe ndoshta është gjëja më e mirë nga ky film. Por, Oskari për aktoren më të mirë zor që do ti shkoj asaj.
Në kategorinë e aktores më të mirë Oskari s’do ti shkoj as Continue reading
‘Oskari për regjinë më të mirë i shkon Damien Chazelle’ – Continue reading
Kërmijtë janë kafshë me gjak të kaltër. Por, emri i një kafshe tjetër me këtë lloj gjaku, do të përmendet në ceremoninë e sivjetme të Oskarëve. Vetëm si i nominuar megjithatë. ‘The Lobster’ ka merituar të nominohet vetëm për shkak të idesë utopike që sjell në vete. Megjithatë zhvillimi i kësaj ideje personalisht nuk më ka pëlqyer aspak, sidomos në fazën finale të filmit.
Për të njëjtën arsye edhe Continue reading
Prej më të mençurve janë ata që me pak fjalë tregojnë shumë. I tillë është edhe filmi ‘The Red Turtle’. Fare pa dialog, filmi tregon aventurën e një të ngujuari në një ishull. Është i mbushur me art të animuar, diçka e zakonshme për filmat e Studio Ghibli e cila studio megjithatë ka pak kontribut edhe në këtë film. Gjithashtu siç është e zakonshme për këtë studio, edhe ky film është i përfshirë në garën për Oskar, por nuk e shoh si favorit.
Favorit duhet të ishte Continue reading
Fitorja e Trump do të ringjall, përforcojë revolucionin shoqëror në kinematografi. Tema si racizmi dhe homoseksualiteti do të vazhdojnë të jenë në trend me qëllim të shfaqjes së rezistencës ndaj pushtetit me një mënyrë. Por, edhe mund të ndodh e kundërta. Continue reading
Si kurrë më parë, frymëzuar nga fitorja e Trump, racizmi do të jetë temë diskutimi për filma të nominuar për Oskar. Edhe pse kjo ka qenë aktuale edhe në edicionet paraprake, edhe pse filmat që janë këtë vit në garë janë prodhuar shumë kohë para se Trump të fitoj, zgjedhja e tij si president do të jetë një nxitje për të trajtuar në film racizmin dhe tema tjera që shihen si antagoniste për Trump,
‘The Birth of a Nation’ është filmi që trajton në një masë tepër vulgare këtë veti. Ka si temë një kryengritje të popullit skllave kundër supremëve të tyre, por kalon shumë kufij në portretizimin e ngjarjeve, prandaj edhe nuk shihet si diçka të denjë për të konkurruar. Gjasat e tij edhe më shumë lëndohen nga dy filma tjerë me tema më të buta – dashurinë.
Prej këtyre dy filmave ‘Moonlight’ mund të jetë ai fituesi, së paku nga filmat me temë racizmin. Por, kësaj radhe do të shkruaj për ‘Loving’. Filmi trajton një ngjarje tepër bizare në vitet 1950-1960 kur në disa vende në SHBA martesa ndër-racore ka qenë e ndaluar me ligj. Çifti Loving, historia e tyre në të cilën është bazuar edhe filmi bën një revolucion sa i përket kësaj çështjeje. Më shumë nga ky film mund të përfitoj Ruth Nega me aktrimin e saj. Nuk e shoh si konkurrent për tu nominuar. Jo për momentin, por ka gjasa shumë më të mëdha se ‘The Birth of a Nation’. Mos të harrojmë edhe ‘Fences’.
Nga racizmi tek filmat e vizatuar.
‘Storks’ dhe ‘Trolls’ – të dy janë filma bukur të realizuar me kafshë. Nejse tek Trolls nuk dihet kush çka është, por dihet që është film më i mirë se ‘Storks’. Ngjashëm edhe gjasat për Oskar duhet të jenë më të mëdha për tu nominuar edhe pse ka disa filma tjerë që lehtë do ti kalojnë këta. Njëri ndër ta edhe ‘Kubo and the Two Strings’.
Derisa për dy të parët mund ti gjeni recensimet në uebfaqen Maniakat.com, ngjashëm sikur për Loving e The Birth of a Nation, për Kubo and the Two Strings mund ta gjeni pas disa ditëve. Edhe për filmin më të mirë të vitit deri më tani gjatë këtyre ditëve.
Derisa treshja ime favorite për Oskar nuk ndryshon as këtë javë – Moonlight, Manchester by the Sea, e La La Land; Zootopia bie në vendin e dytë para Captain Fantastic në të tretin.