LeBronIshte e ditur që Lakersat do të eliminoheshin nga Spurs. Megjithatë elimini pa asnjë fitore dhe me humbjen më të thellë në histori të përfundimtareve në Staples Center nuk ishte në plan. Kurbani i ndeshjes së fundit është Dwight Howard, njëri nga transferimet më përfituese të Lakers në dekadën e fundit. Jo, seriozisht humbën Andrew Bynumin që këtë vit vetëm ka ndryshuar stilin e flokëve dhe asgjë tjetër.

Kobe mund të zbuste këtë eliminim, por, asgjë më tepër. E veteranët e Spurs nuk kishin nevojë as të angazhoheshin shumë për të përfunduar rrethin e parë. Greg Popovich ka bërë një skuadër me rotacionin më të mirë në ligë. Lëndime pa lëndime ata fitojnë. Tek Lakersat e vetmja gjë pozitive mund të jetë shkëlqimi i Pau Gasol i cili futet në vitin e fundit të kontratës së tij luksoze duke u bërë një karrem joshës për skuadra tjera. Trapezi i Lakers mund të ndryshoj në total me Dwight Howardin larg kryeqendrës së Perëndimit, sipas të gjitha gjasave mund të përfundoj në Houston në verë.

Pos eliminimit të Lakers, Spurs-at i gjeti edhe një ‘e mirë’ në fatkeqësinë e Thunder. Me Russell Westbrook jashtë, por me fitoren e tretë ndaj Rockets, Thunder kanë siguruar rrethin e dytë. S’do të isha kaq i sigurte nëse Rockets do të fitonin ndeshjen e tretë, e lëndimi i Lin nuk është aq i dëmshëm për ‘raketat’. Omer Asik ka mbajtur të gjalla shpresat e Rockets, por perimetri nuk ka funksionuar në nivelin e përfundimtareve. Lin nuk është aq i suksesshëm sa i famshëm, derisa Harden gjithnjë vuan kundër ish-skuadrës së tij. Thunder mund të ketë probleme në rrethin e dytë, sidomos nëse Clippers apo Gizzlies kalojnë rrethin me më pak se 7 ndeshje.

Kjo përballje nuk po dëshpëron ashtu siç pritej. Grizzlies po shfaqin dhëmbët kundrejt Clippers-ave që po zhvillojnë serinë më të rëndësishme në histori të skuadrës. Mund të arrijnë qysh në finale dhe të joshin edhe Paulin për një kontratë afatgjatë. Për momentin po funksionojnë si skuadër, por Grizzlies nuk po kanë probleme edhe pa Rudy Gayin.

E befasi të këndshme po ofrojnë Warriors. Ata arritën të befasojnë Denverin në ndeshjen e dytë, dhe të rikthehen nga humnera në ndeshjen e tretë. Jarret Jack po kontribuon në momentet kyçe të ndeshjes duke i dhënë shtytje grupit të talenteve të shkëlqyeshëm nisur nga Stephen Curry, Klay Thompson, dhe Harrison Barnes. Për çudi edhe trapezi po funksionon përkundër një dysheje të shkëlqyeshme Faried-Koufos. Akoma më e çuditshme është forma e Andre Igoudalas i cili po ngrit vlerën e tij para tregut të verës. Është e vështirë të kthehen në lojë, por jo edhe e pamundur! Akoma besoj në rikthimin e Denver, edhe pse as Warriors nuk do të ishin lehtë të kaloheshin nga Spurs.

Miami kreu punën në Lindje edhe pa Wade. Nuk ka nevojë të harxhojmë kohë në ta pasi dihet se janë favoritët kryesor. Më interesante është lufta për kundërshtarin e tyre. Brooklyn Nets pësuan krizë nervore, së paku do të duhej të pësonin të shtunën mbrëma shkaku i ‘çmendurisë’ së Nate Robinson. Pllejmejkeri rezervë i Bulls-ave u ringjall në çerekun e katërt dhe vazhdimin e parë për të shkrirë epërsinë prej 15 pikëve të Nets, dhe për ti bërë bajat performancës fantastike të Deron Williams. DWill doli në skenë vetëm në ndeshjen e katërt, por paraqitja e tij u zhvlerësua nga Bullsat. Joakim Noah po shkëlqen edhe pse jo 100% i shëndetshëm, ngjashëm si Carlos Boozer. Trapezi po arrijnë të përmbaj mirë Brook Lopezin, edhe pse qendra e Nets, ishte i vetmi që kontribuonte në dy ndeshjet e para. Tek Nets në momentet kyçe po shkëlqen edhe Joe Johnson. Në fakt ishte vetëm ai që i kundërvihej Robinsonit në fund. Megjithatë lodhja e ‘pleqve’ të Nets ishte vendimtare në humbjen e tyre. Është vështirë të rikthehen në këtë përballje, sidomos nëse Robinson nuk është ‘fikur’ akoma.

Indiana befasisht humbi nga Atlanta. Për mua ishte një befasi që Atlanta shënoi fitore, dhe nëse arrin të barazoj serinë do të ishte edhe më befasi. Por, Pacers akoma mbesin njëra ndër skuadrat favorite për finalen e Lindjes. Kanë rotacion të shkëlqyeshëm, por ju nevojitet forma superiore që po ju mungon në këto përfundimtare.

Fitorja e Celtics ishte mënyra për tu shmangur turpit të Lakers. Përkundër moshës së skuadrës së ‘të gjelbërve’ ata arritën të jenë rivalë më të denjë, të mundojnë Knicksat dhe Melon, dhe të shënojnë një fitore për të lehtësuar eliminimin, diçka që nuk mundën të bëjnë rivalët e tyre në Perëndim, Lakersat. E as Knicks nuk janë shumë të rinj. Njëri nga veteranët e tyre, Jason Kidd ka pasur disa nga vjedhjet kryesore në fitoren e tyre të dytë, por s’mund të mohojmë as kontributin e pjesës tjetër të skuadrës, sidomos Melos dhe JR Smith.

Rrethi i parë i NBA-së po ofron ndeshjet më të mira deri më tani këtë sezon. Shpresojmë vetëm ndeshje më të mira, të cilat s’do të mungojnë.

Luan Morina
Kolumnist për sporte amerikane dhe autor i Kronikë Amerikane