faj s’ka, fajtor s’ka
jeta kshtu qenka,
e kuptova
dashuri s’ka,
jo më s’ka
ama edhe me këtë u mësova

ti dhe unë gjithë kështu do të mbesim
ditë pas dite do të shkrihemi,
do të vdesim
dalëngadalë,
valë valë

mos më pyet, pse, qysh, tek
përgjigjet edhe unë po i pres
por, jane vonu, rrugës kanë mbetë
gjithë çfarë mbetet është
të gjej një ditë mirë që të vdes

mendje s’ka,
të vërtetë s’ka
vonë, gati në fund e kam kuptu
verë s’ka,
as dimër më s’ka
tashmë edhe stinët i kam ngatrru

Fazli Teoman Yakupoglu

/perkthim personal i imi/