Vjen një kohë kur thua ndoshta krejt këtë jetë të mirë, këta filma të mirë duhet t’i ndash me dikë më afër zemrës, dhe jo vetëm njerëz të panjohur në internet! Dhe vendos që është koha të provosh aplikacione ‘msitnish’!

Por, nëse je introvert me ankth social që funksionon më së miri kur nuk ka njeri rreth teje, atëherë është problem të pranosh njerëz të ri si në Facebook, aq më zor në jetën reale.

Pak a shumë i tillë është Maksi, që për dallim prej autorit të këtij shkrimi ka paaak ma shumë flokë! Ai pahiri takohet me Nikollën, ashtu si kanë pasur fatin t’u “mbetet” nga një qen në “dorë”.

Takimi i parë i qenve i bën gjyshër dhe rrjedhimisht duhet të kalojnë shtatzëninë e qenushes bashkë sepse kanë përgjegjësi. Gjatë kësaj periudhe sa adaptohen për të pranuar një njeri tjetër në jetën e tyre, njëkohësisht adaptohen edhe me kujdesin ndaj qenve, e që nuk është aspak më i lehtë, përkundrazi.

Tash, nëse i doni qentë, edhe komeditë romantike, pos që jeni ndër njerëzit e mi të preferuar, por larg dhe të panjohur, jeni edhe në filmin e përkryer! E nëse jeni GenX, atëherë në rolet kryesore keni Barry Allan (Grant Gustin) të serisë ‘The Flash’ dhe Aria Montgomery (Lucy Hale) të ‘Pretty Little Liars’. Nejse, kjo duhet të jetë arsyeja kryesore pse shumë nga ju do të vendosni të shihni këtë film.

Për mua kanë qenë qentë, e që nuk jam i zhgënjyer, sepse është komedi romantike tipike, veçse ka qenë, edhe arsyeja pse këta afrohen është pak më ndryshe se nga filmat e zhanrit të ngjashëm.

Ka qenë goxha kënaqësi për mua. Deri tash do ta vendosja në filmat më të lezetshëm të vitit! Nota personale: 4/5