Nëse dëshironi një histori të një qyteti të vetëm, ndoshta më të rëndësishmit në Erën Tonë, rëndësinë që kishte pasur për tri nga perandoritë më të mëdha, dhe atë vetëm në tri orë, atëherë ky është dokumentari më i mirë që do të mund të gjeni

tweeta të gjatë e mendime ekscentrike
Nëse dëshironi një histori të një qyteti të vetëm, ndoshta më të rëndësishmit në Erën Tonë, rëndësinë që kishte pasur për tri nga perandoritë më të mëdha, dhe atë vetëm në tri orë, atëherë ky është dokumentari më i mirë që do të mund të gjeni
‘Steve Jobs’ është filmi më i mirë deri më tani i përgatitur për njërën nga mendjet më të ndritura të viteve të fundit. Pos zgjuarsisë, filmi sjell atë pjesën e panjohur për publikun për Steve Jobs, që dikë si unë e bën të lumtur që përdor Android. Nota personale: 5/5
Pra ‘The Danish Girl’ mbetet një film i dominuar nga aktrimi fenomenal i Alicia Vikander dhe Eddie Redmayne. Ka goxha art, në kuptimin e plotë të fjalës. Nota personale: 4/5
Derisa shërben si një abetare për të gjithë fansat e rap e hip-hop muzikës, ‘Straight Outta Compton’ është edhe një film mirë i realizuar artistikisht. Pak i gjatë. Nota personale: 4/5
Me tërë këta emra të angazhuar, me përvojën që kanë, ‘Bridge of Spies’ ofron një tregim ngazëllues nga fillimi deri në fund. Është një tregim që sjell një periudhë të pasluftës, një periudhe akoma në fazat e para të rehabilitimit. Është një tregim i shtjelluar për merak nga të gjitha figurat e përfshira. Nota personale: 5/5
Ngjashëm si Cate Blanchett, edhe ‘Carol’ si film në vete mbetet i mbivlerësuar, duke provuar të përçoj një mesazh të humbur në kohë. Nota personale: 3/5
‘Trumbo’ mbetet një film, një projekt që sfidon jo medoemos vetëm të kaluarën e Hollywoodit. Sjell në jetë një kryqëzim të padrejtë të njërit që del të jetë nga filmbërësit më të mirë të pasluftës. Nota personale: 4/5
‘Creed’ është një komponim i shkëlqyeshëm i përvojës së Stallone dhe talentit të Jordan e Coogler. Lirshëm mund ta konsiderojmë si bartje e stafetës së Rockyt nga Stallone tek këta të fundit. Një bartje stafete që nuk duhet të humbet si nga fansat e Rockyt e filmave sportiv-luftarak, ashtu edhe nga fansat e kinematografisë në përgjithësi. Nota personale: 4/5
Një vrojtim në botën e epërme të financave, një botë e dhunshme, mizore, e pashpirt për klasën punëtore, që përshkruhet më së miri nga përmbledhja në fund të filmit në zërin e Ryan Goslingut. ‘The Big Short’ është një film që arrin goxha mirë të portretizoj atë se çfarë ka ndodhur në krizën financiare, dhe kush ishin fituesit e humbësit. Nota personale: 5/5
‘Mad Max: Fury Road’ është një kënaqësi e gjithanshme kinematografike që do të ju mahnit me të gjitha aspektet që mund të ofroj një film. Për dy orë! Nota personale: 5/5