Karriera e Sacha Baron Cohenit që nga ‘Borat’ e këtej ka shkuar në një drejtim – atë të komedisë banale.

Skenat, shumica e skenave, që janë tek ‘Brothers Grimsby’ janë nga më të fëlliqurat, më të pistat, më të pështirat, më të gërditshmet në filmat e viteve të fundit. Filmat që konsistojnë se janë komedi.

Nobby ka një vëlla – Sebastianin të cilin nuk e ka takuar me vite. Nobby ka kushedi sa gra e fëmijë. Jeton në qytetin e varfër të Grimsbyt në Angli, një jetë të zakonshme anglezi – diçka që provon të thumboj gjatë tërë filmit. papritmas ai takon vëllain e tij, Sebastianin i cili është në një mision të fshehtë, mision të cilit i jep përmasa krejt të kundërta vet Nobby. Pas këtij aksidenti, ai duhet të fsheh Sebastianin nga autoritetet, duke e dërguar në aventurën më të gërditshme që nuk ka asnjë shije komedie.

Në rolin e Sebastianit vjen Mark Strong, i cili zakonisht luan në filma jo të këqij. Të njëjtën s’do të mund të thosha edhe për Rebel Wilsonin. Penelope Cruz e Gabourey Sidibe kanë role dytësore, e kuptohet aty është e pranishme edhe Isla Fisher – gruaja e Cohenit, e cila gjithashtu ka potencial më të madh se sa për këta filma. Aktrimi nuk ka kurrfarë ndikimi në zhvillimin e stories. Thjesht storia është palidhje, pa kuptim, e pistë. Louis Lettier nuk ka karrierë të dobët si regjisor, por ja që duhet ti mbetet ndonjë damkë e zezë. Më poshtë se ‘Brothers Grimsby’ s’besoj që do të shkoj.

Nëse dëshironi ti humbisni 83 minuta, shikoni ekranin e errët të televizorit. Kur ta mendosh që dikush ka paguar para për këtë film!!! 1/5.