ted lasso2
TV Reviews

Ted Lasso – Sezoni 2 (me spoilera)

Mjaftojnë këto 22 episode me vendos Ted Lasso në mesin e komedive ma të mira ndonjëherë!

Një komedi që duhet me qenë e bezdisshme, arrin të bëhet aq e ngrohtë, aq e dashur, sa që ekziston vetëm një fjali që po e huazoj nga një shoqe e imja për ta përshkruar këtë seri:

“Ted Lasso është si një përqafim.”

Diqysh të mbanë të krahë, pa thënë asnjë fjalë, pa lëvizur, vetëm e ndjen ngrohtësinë, dashurinë që përçon.

E ky përshkrim i serisë, nis nga trajneri Lasso, por nuk përkufizohet vetëm tek ai. Dhe ky sezon ka qenë një dëshmi e kësaj.

Gjatë këtij sezoni kemi pas “Ted Lasso” momentet e secilit prej karaktereve dytësore, pos Nathan Shelby. #FuckNate

Ardhja e Doc Sharon, na ka sjellë një Ted Lasso për Ted Lasson! Rrugëtimi deri në ‘çeljen e Ted Lasso-s’, më ka kujtuar shumëkënd, e sidomos vetveten. E kjo ngjashmëri ka kulmuar me episodet e fundit kur fillimisht, për pak çaste, Ted Lasso nënçmohet për problemet e tija me shëndetin mendor.

Është kjo periudha, aq e shkurtër, që në moment duket gjigante, por nuk kalojnë pesë minuta edhe harrohet, që e bën këtë seri të përkryer!

Episod fantastik ka qenë ai për trajner Ariun, i cili duket sikur ata që vetëm shikojnë punën e tyre, por pak para se të bëhet ‘bërllog’ shfaqen dhe provojnë ta rregullojnë problemin pa prishur rendin natyror.

Nuk dua të harrojë të përmend edhe Leslie-n edhe sfidat e tija për të gjetur zyre, e mbi të gjitha darkën e Krishtlindjeve në shtëpinë e tij. Është një çast tek Leslie, kur shkon në stadium me bashkëshorten e tij, ndërkohë kemi në sfond këngën ‘She’s Like a Rainbow’ të The Rolling Stones, dhe ai çasti kur ‘Have you seen her dressed in blue?’ vizualisht na shfaq Leslien dhe gruan e tij të veshur me të kaltër derisa shkojnë në stadium.

Muzika është një art i veçantë i kësaj serie.

Ngjashëm edhe koret!

He’s here, he’s there, he’s everyfuckingwhere!

Roy Kent na duhet në debatet tona, të cilat sonte me gjasë po i dëgjoni në sfond, të ju mshelë gojën disa legenëve që hanë mut çdo ditë të lume!

Edhe Roy është ai që ka gjithçka – dashuri e kujdes për mbesën e tij, mbi të gjitha sinqeritet; dashuri e kujdes për të dashurën e tij, ani pse mësuesja është shumë, shumëëëëë më e bukur; inat dhe mbrojtje për ata që janë në hall – Tartt; e mbi të gjitha, këshilla dashurie për dikë që injorohet nga i dashuri!

Pastaj kemi krejt historinë e Sam me Rebeccan, reagimi i së cilës kur zbulon simpatinë e saj sekrete është i ngjashëm me unë kur zbuloj që dikush për të cilën kam nisur të ndjejë diçka është 96she! :shivers:

Episodet finale kanë qenë maja e komedisë televizive!

Ted Lasso është ai bekimi të cilin e kërkojnë presidentët e njerëz të ndryshëm, kur lusin Zotin të na bekojë. Jemi të bekuar me praninë e ‘Ted Lasso’-s, tani edhe të vlerësuar me një kamion Emmy! Super, super-seri, sezon madhështor! Nota personale: 5/5

%d bloggers like this: