Categories
Journal

televizori

pos nihere kur na pat trenu n’salle t’edf, termetet zakonisht shkojn tu u nal, amo jo sot… sot ke ndryshe, ma gjate, ma shume, tu u rrit… ose mu dok qashtu… per dallim prej tjera herave pata kohe me mendu a me dal jashte a jo… amo a lihet futbolli e televizori brenda… tek e fundit njeri pa kojshi jeton, pa televizor e futboll jo… edhe prej Zotit sun ikim nese osht e shkrume me udhetu…

termeti me pasoja ma t’mdhaja ekonomike – 312 miliarde dollare, ka zgjat 20 sekonda; termeti me mas shumti pasoja n’njerez – 242 mije veta, ka zgjat 14 sekonda…

as gjys minuti, e qysh mu dok mu pahiri, ma shkurt se ky qe ke sot…
gjithe ato jete e gjithe ato pare jon bo pluhun per ma pak se 30 sekonda… nese kurgjo, kjo deshmon qe krejt ato qe munohemi mi mrri gjate jetes bohen ‘rrush e kumlla’ sa qel e mshel syte…
tashti, a ja vlen mu lidh kaq shume per dicka qe t’zhduket kaq lehte? ju boheni hesapin vet…

me hesapin tem, krejt ato qka ja vlejn ne ato momentet e fundit, jane gjana qe s’mundet me ti rrxu asni termet, me ti djeg asni zjarr, e as me ti marr asni vershim a fryme… jon ato sene qe i rujm mrena kafazit edhe kafkes – ndjenjat e kujtimet… per me mrri aty, s’pari duhet me na myt dicka… e cka ndodh atehere, nuk e dim, amo pak mister gjithmone osht mire per jete… me na myt kurreshtja…

neser, kysmet n’kofshim gjalle, kur t’dalim me bo Bajram, na qe dalim, allahile mos na qitni llokuma, langje, shtrudlla… as bakllave se si une e nona e luanit sun e boni asnjoni… pse lodhni? pse hupni kohe?…
pse qoni me dal jashte kur t’drihet toka nese sun e merrni televizorin me veti? pse?

nejse, perHajr Bajrami…