Categories
TV Reviews

The A-Word – Recensim Piloti

Sa dini për autizmin?

Nuk është diçka e thjeshtë, e lehtë, përkundrazi. Po aq sa prek fëmijët që vuajnë nga ky çrregullim, aq prek edhe ata që kujdesen dhe i rrethojnë ata. BBC provon të sjell në një formë dramatike këtë ambient shoqëror, për të cilin nuk ka shumë njohuri.

Familja Hughes janë një familje e zakontë, jetojnë, duan, dhe luftojnë sikur çdo familje tjetër. Por, anëtari më i ri i kësaj familjeje duket të jetë më ndryshe se fëmijët e tjerë të rrethinës. E ka atë botën e vete, në të cilën këndon kur të dëshiron, nuk u frynë qirinjve të tortës, nuk dëgjon asnjë fjalë që i thotë nëna, thjeshtë është i veçantë. Për autizmin thonë që është një gjendje ku fëmija ka simptome të ndryshme duke përsëritur fjalët, u shpërqendruar nga ngjarjet dhe personat që e rrethojnë. Thjeshtë bota e tij është më ndryshe nga tjerat. Por, shpesh ajo grindet me botën e shumicës, duke shkaktuar fërgim me atë që janë më së afërti.

Episodi i parë sjell etapat e diagnostifikimit të sëmundjes, hezitimin e familjes për të pranuar se diçka është jo e zakontë me të birin e tyre, insistimin se vetëm është i veçantë, mohimin dhe ndalimin e fjalës autizëm në shtëpi (nga aty edhe titulli i serialit), prishja me ata të parët që dëshirojnë tu hapin sytë. Më pas, vjen faza kur nisin të kuptojnë të vërtetën por kanë vështirësi për ta pranuar. Vuajtjen me vetveten dhe paqartësia e asaj që po vjen.

Episodi i parë bën krejt atë çfarë do të duhej të bënte. Janë edhe pesë episode tjera të sezonit të parë, të cilat nuk besoj se do të kem kohë ti shoh. Por, për dikë që i interesojnë këso drama familjare, sidomos autizmi mendoj se është serial shumë mirë i realizuar. Më vjen mirë që shoh të vjen si serial filmik, se sa veç si dokumentar. Është një temë që duhet të trajtohet në TV edhe në këso metoda. Nota personale e pilot episodit: 4/5