Njerëzit janë shpërqendrim! Ekstrovertat janë për gjynah! ☹

TRESHJA E SHENJTË

Nostalgjia për ‘In Bruges’, që duhet të kthehet në një film kulti falë mjeshtërisë së Martin McDonagh, besoj që shumë veta i ka bërë të presin me padurim filmin që bashkon dy aktorët kryesorë me regjisorin në fjalë.

Dhe kjo vepër nuk është aspak zhgënjim duke kombinuar fotografinë, skenarin, dialogun, e aktrimin, në diçka artistikisht të përsosur. Gjithçka është e sendërtuar mrekullisht.

Mbi të gjitha tema e filmit që trajton lidhjen e dy miqve të vjetër 100 vite më parë.

ÇA KA, ÇA S’KA?!

Apo “Eh, çka po kallxon nojsend?!” Janë disa nga fjalitë që janë humbje kohe. Nëse nuk ke diçka për të diskutuar me bashkëbiseduesin, shko bëj diçka në vete, ose bisedo me dikë tjetër.

Llafet në kafene janë humbje kohe, sepse janë biseda të cekëta, pa kurrfarë kontributi në jetët tona, e aq më pak në shoqëri, pos 18% që faturohet si tatim, nëse faturohet.

Njëjtë mendon edhe Kolm, i cili një ditë vendos të ndërpret shoqërinë me Padrakun. Asgjë personale, vetëm se konsideron që shoqëria e tyre nuk është e frytshme për të më. Arsyet i zbulojmë më pas.

FATHER TED

Kur Padrak kërkon arsyetim, edhe të dëshmojë veten se akoma mund të jenë shokë, Kolm vendos të marrë një hap bizar, që ndoshta është e vetmja gjë negative nga ky film.

E ndër shumë të mira është fotografia e bukur që më kujtonte serinë më të përafërt me këtë film – Father Ted – që është një ndër komeditë më të mira britanike.

Edhe ashtu na ka marrë malli me pa diçka që nuk xhirohet para një “skene të gjelbër”!

Aktrimi i Gleeson e Farrell është nga më të mirët. Por, ajo që vjedhë skenën kurdo që ka fjalë për të thënë është Kerry Condon. Edhe ylli i ‘Dunkirk’, Barry Keoghan është goxha i mirë në rol dytësor. Megjithatë, ajo që e bën këtë film vërtet film është harmonia që kanë Gleeson e Farrell nën direktivat e McDonagh.

‘The Banshees of Inisherin’ është një film me temë që mund të duket e cekët, por ka një kuptim të thellë, të realizuar me një mjeshtri superiore. Nota personale: 5/5

About Author

Writer?!

You might also enjoy:

%d bloggers like this: