Më në fund, filmi i përkryer i Betmenit!

Në çdo aspekt, The Batman mbërthen botën e heroit të errët, duke shtruar një themel që mund të na ofrojë njërën nga trilogjitë më të mira në historinë e filmit. Prandaj, mendoj që ky film do të vlerësohet edhe më shumë pas nja dhjetë viteve, apo kurdo që përfundon trilogjia, gjithmonë nëse nuk devijohet nga dedikimi dhe puna artistike që kanë bërë ekipi i udhëhequr nga Matt Reeves.

The Batman, ashtu siç pretendon me vet titullin, është film për Betmen. Nuk kemi një antagonist, kemi një botë në të cilën Betmen provon të kthejë atë që i mungon – dritën!

Kurrë më mirë nuk kam parë Gothamin e përshkruar – qull të lagur, të mjegullt, të nxirë, të pistë. Vazhdimisht bie shi, dhe errësira shpesh herë na pamundëson të shohim skenën e plotë, imazhet e qarta. Ka një shije të filmave noir që i përshtatet tematikës dhe vet botës së Betmen.

E bota e tij është sikur uniforma – e errët dhe e padepërtueshme!

Kemi një biografi të përkryer të Betmenit që hedhë shumë trajektore të karakterit të tij me ngjarjet e mirënjohura për neve fansave në të kaluarën e tij, dhe një prelud për vazhdimet e radhës derisa ai provon të shtrojë themelet e shpresës në qytetin e shkretuar!

Mbi këto themele vendosen disa shtylla – Riddler, Catwoman, Oswald, Gordon…

Çfarë kastingu!

Secili nga aktorët e përzgjedhur në këto role kap mrekullueshëm karakterin e tij, pa e tepruar, duke qëndruar nën hijen e protagonistit të filmit, vet Betmenit! Dhe vetëm tash, pak para se të shkruaja këtë “zbulova” që Colin Farrell ka luajtur rolin e Oswald!

Çfarë makijazhi!

Andy Serkis si Alfred është i mahnitshëm, e Robert Pattinson si Bruce Wayne, i shkëlqyeshëm! Dhe ata që e njohin si Sedrik Digori, e dinë që nuk do të zhgënjeheshin aspak nga Pattinson! Përshtatje kallëpi me karakterin e Bruce/Batman, si në përçimin e emocioneve si në pamjen fizike!

E pastaj, arti!

Fotografia e filmit është art!

Dhe asgjë si ky film nuk dëshmon që rezolucioni e këto gjërat janë të mbivlerësuara. Kemi skena ku shohim vetëm çerekun e ekranit, dhe kjo mjafton për tu befasuar këndshëm kur tre çerekët e tjerë ndërhyjnë në skenën kryesore, ashtu si shumica e filmit, në heshtje, nganjëherë duke dëgjuar shiun që bie!

Lëvizja e kamerës gjersa fokusohet në atë pjesë të vogël të skenës nganjëherë, e shpesh edhe në tërë skenën e plotë është mjeshtërore. Është arti që e bën këtë film të Batman njërin ndër filmat më të mirë për të.

Mat Reeves është gjenial!

Kryevepër! Nota personale: 5/5

About Author

Writer?!

You might also enjoy:

%d bloggers like this: