Penin, si shoqja e Shelldonit <3, gjithmonë e kam parë si pjesë të komedive, nisur nga ‘8 Simple Rules’ që ka pasur një ansambël goxha të mirë, nga i cili në fakt më shumë kam pritur të ketë sukses Amy Davidson se sa Kaley Cuoco.

Polloshka do të thoshte që unë kurrë nuk ja qëlloj parashikimeve, dhe s’do të ju gënjente!

Pas përfundimit të The Big Bang Theory, kam qenë i ngazëllyer me të dëgjuar serinë e re të Cuocos, në të cilën do të ishte edhe producentë. Dhe, sigurisht, kam pritur të jetë komedi.

Fillimisht, episodi i parë nis si komedi.

Peni, në këtë rast Kejsi, është një stjuardesë me probleme alkooli e cila gjithmonë është në kërkim të argëtimit – pije, udhëtime, djem të bukur. Deri kur një mëngjes zgjohet në një dhomë në Bangkok të Tajlandës, me një burrë të cilit i është prerë koka në shtrat.

Sigurisht, si një e dehur, ajo s’mban mend asgjë në fillim, por janë edhe shtatë episode tjera ku do të qartësohen gjërat. Dhe gjatë gjithë kohës, ajo do të ketë afër Daario Naharisin e GoT, i cili luan rolin e dashnorit të saj duke provuar ta ndihmojë që të zbulojë vrasësin e tij.

Në tetë episodet e këtij sezoni të parë, Kejsi përfshihet në një konspiracion ndërkombëtar, futet në pozita nga të cilat shpëton për një fije floku, bën skandale ndërkombëtare, derisa tjerët vriten, zhduken, e rrihen.

Nuk është komedi, sa është aksion, mister e triler.

Historia është e shpërndarë mirë nëpër episode, të cilat zgjerohen edhe në karakteret dytësore të serisë, të cilat portretizohen nga aktorë të këndshëm, dhe kur them të këndshëm, mendoj në Rosie Perez e cila si gjithmonë sjell aurën e saj pozitive në skenë.

Me sezonin e dytë të porositur, dhe vetëm tetë episode në këtë sezon, mund të jetë një argëtim interesant për fansat e Kaley Cuocos, dhe të Daarios – Michiel Huisman. Nota personale: 3/5

About Author

Writer?!

You might also enjoy:

%d bloggers like this: