Veçantia e kësaj serie vërehej që nga traileri i parë. Jennifer Aniston e Reese Witherspoon, bashkë me Steve Carrell në një seri televizive që ngjante me një temë rreth lëvizjes #metoo në një shërbim aq të pritur si Apple+. Të gjithë përbërësit ishin aty për të ofruar një seri madhështore. Dhe kjo ndodhi. Nuk u dëshpëruam. Përkundrazi!

Pra, Jennifer Aniston dhe Steve Carrell në karakteret Aleks dhe Miç janë bashkë-udhëheqës të emisionit të mëngjesit. Ky i fundit largohet nga pozita për shkak të shfaqjes së akuzave për keqpërdorim pozite në avancim seksual kundrejt nëpunëseve të tija. Derisa Miç pretendon pafajësinë duke kaluar nëpër nivele të ndryshme gjatë dhjetë episodeve të sezonit të parë, Aleks tashmë ka zëvendësuesen e tij në Bredllin, karakteret e Reese Witherspoon. Dhe kjo vjen falë Korit – Billy Crudup, për të cilin është seria e parë serioze që bën. Përkundër papërvojës në projekte të këtilla, e assesi asaj në aktrim, Crudup e gjen veten në një pozitë me një karakter katalizatorë në ndezjen e temës si drejtor i televizionit. E karakteri që dukej të ishte në zjarr gjatë pjesës më të madhe të serisë ishte Çip Bllek i Mark Duplass, i cili megjithatë ishte ndër karakteret më të dashura të këtij sezoni.

Ka shumë çaste kur duket se tema po devijon, sidomos në trajtimin e ngjarjeve të ndryshme për emision, por megjithatë shumica kanë një lidhje me temën kryesore. Merr pak kohë qartësimi i kësaj lidhje, por del të jetë mirë e sendërtuar.

Për dhjetë episode, në ‘mbushjen’ e hapësirës, skenaristët goxha shumë kohë i dedikojnë tregimeve dytësore të cilat jo të gjitha janë të lidhura me temën kryesore. Nuk ka qenë një përzgjedhje e mirë, dhe ka ndarje, këputje e kërcime në shumë raste, por megjithatë ia arrin të mbyll sezonin në një mënyrë spektakolare.

Aktrimi është edhe më i mirë se skenari, me një super-ansambël të cilët shkëlqejnë në rolet e tyre. Nota personale për sezonin e parë: 5/5

Spoileraaaaa

Tashti që jemi tek spoilerat, mund të shkruaj sa e mahnitshme ishte Gugu Mbatha-Raw, e cila me kthesat e serisë del të jetë një ndër karakteret dytësore të cilat fshehin në vete atë çfarë e prisnim, por nuk e dinim që e kishin aty para syve. Një mesazh i fuqishëm për krejt këto gjëra të pështira që ndodhin para syve tanë, fatkeqësisht ende të fshehura nën tepih në vendin tonë ku ligji ekziston, por nuk zbatohet, nisur nga kultura familjare që funksionon njëjtë – gjërat e këqija fshihen nën tepih.

Tek skena e saj me Steve Carrell, kemi skenën, momentin më të pështirë që kam parë në televizion ndonjë herë. Sigurisht që tek Game of Thrones kemi gjëra shumë të këqija, por së paku ngjarja është në një botë fiktive, derisa kjo këtu ka të bëjë me diçka shumë më reale, dhe fatkeqësisht aktuale. Steve Carrell, të cilin thjesht me Michael Scott e kam ndër karakteret me momentet më të këndshme në histori të televizionit, më ka ardhur të vjellë kur e shihja për disa ditë pas episodit të parafundit.

Ajo çfarë më ka shkuar pak nerva, ka qenë reagimi, aktrimi i karakterit të Aleks, aktrimi i Jennifer Aniston në fund të sezonit. Pas të gjithave, mund të dukej sikur një reagim pendimi krejt ajo çfarë bëri, por ‘shumë pak e shumë vonë.’ Ishte sikur në fund mori gjithçka mbi supet e veta, duke u shfaqur si një heroinë e cila del në front të betejës të cilën e kishte nisur ajo, por në krahun tjetër.

Në anën tjetër, Mark Duplass përkrah Gugu Mbatha-Raw kanë qenë aktorët që më kanë pëlqyer më së shumti këtë sezon, më shumë për shkak të karaktereve që kanë pasur, e sidomos për shkak se pjesa tjetër e aktorëve kanë pasur role më neutrale.

Nuk di çfarë mund të bëjnë më shumë në sezonin e dytë, por besoj që do të kemi një kërcim kohor, ndoshta edhe një rival të ri, apo përbindësh të ri!

About Author

Writer?!

You might also enjoy:

%d bloggers like this: