“Babi më tregonte që brenda çdo njeriu janë dy arinj. Njëri është i mbushur me të mira – dhembshuri, dashuri, besnikëri. Tjetri është i mbushur me të keqe – frikë, turp, vetëshkatërrim.
Unë e pata pyetur – Cili fiton?
Ai u përgjigj – atë që e ushqen”
Është pjesë e monologut nga njëri prej karaktereve të reja, mutantëve të rinj në botën e X-Men.
Po ta zhytemi më thellë, mund të na shpie drejt atyre ideve për mendimin pozitiv, i cili mund të jetë një ndihmesë në jetën e përditshme të një njeriut, por i pavlerë nëse nuk ushqehet me punë të mira.
Prandaj, ata që urrejnë librat për ‘mendime pozitive’ mund të jenë ndoshta nga të tillët që pos këtyre librave e udhëzimeve, nuk kanë bërë gjë tjetër, pos që kanë lexuar dhe pritur, apo lutur që dëshira e tyre të realizohet.
Tashti, faji u mbetet librave, filmave, e fjalimeve të tilla, të cilat nuk kushtojnë as 99 cent, e lëre më mijëra që u jepen seksistëve me famë kombëtare – p.sh. Mamaqinjos!
E filmi ‘The New Mutants’ është bërllog.
Humbje kohe!
Edhe nëse jeni fans besnik i kësaj marke – X-Men, sikur unë, mos u lodhni se vetëm do ju prish nervat. Edhe ashtu ajo pjesë e monologut është nga fundi i filmit. Nuk është spoiler se nuk e dini çfarë ndodh në film e në fund, po më mirë mos ta dini. Më mirë mos ta shihni.
Njëjtë edhe ata që ju gjykojnë çfarë libra e filma shihni. ‘Fantazmoni’ ose siç po ja bëjnë rinia ‘ghost’. Qe edhe një më e mirë – kasperoni, sikur Kasperin që nuk e shohin shumica, edhe ju mos i shihni ata.
Ata që ju mësojnë, janë tjetër!
Por edhe të këqijtë ju mësojnë, përfshirë filmat e këqij.
Disa ju mësojnë që nuk ja vlejnë të harxhoni kohë në ta, e disa të këqij kanë nga një fjali a skenë të mirë. Njëjtë edhe njerëzit, apo ‘ekspertët’! Nota personale: 1/5