Çfarë filmi epik, çfarë fotografie, çfarë rrëfimi premtonte të ishte The Northman pas trailerit të parë!

Dhe krejt këto ofrohen gjatë filmit, por ka shkëputje nga thelbi, nga tema, e cila kërkohet të mbahet ngjitur nga shikuesi i cili ndërkohë duhet të shijojë krejt bukurinë vizuale që ofron filmi gjatë kapërcimeve nga një akt në tjetrin, deri te finalja kulmore.

Por…

Shumica e shikuesve do dremisin ndërkohë.

Ideja e filmit të Robert Eggers është të ofrohet një vepër e përkryer që ngërthen artin vizual me rrëfimin. Të jetë një sukses komercial dhe kritik. Dhe këto kombinime rrallë ia dalin të realizojnë qëllimin.

Pra, është një film që në stilin Shekspirian përcjellë një princ viking në misionin për hakmarrjen e vrasësit të babait të tij. Si tregim është goxha interesant, me shumë ndryshime e kthesa në rrëfimin, i cili bëhet goxha zellshëm.

Aktrimi përshtatet me krejt këtë, porse pjesa më e madhe prapë mbetet pjesa vizuale, e cila është ajo që e bën këtë film të veçantë për aq sa është.

Më thjesht, ky film mund të jetë më interesant për ata që dëshirojnë të bëjnë filma se sa për neve që vetëm dëshirojmë të kalojmë dy orë të mira duke shikuar një vepër që ka të gjitha që duhet të ketë një film, edhe në qoftë se janë vetëm të një cilësie mesatare!

Alexander Skarsgar, Nicole Kidman, Claes Bang, Ethan Hawke, Willem Dafoe, Anya Yaylor-Joy janë pjesë e ansamblit që aktrojnë goxha mirë. Njëjtë edhe pjesa tjetër e filmit është goxha mirë e realizuar, por filmi mbetet larg misionit të tij.

The Northman është një film i mirë, i bukur, interesant. Por, asgjë i veçantë, siç prisnim. Nota personale: 3/5

About Author

Writer?!

You might also enjoy:

%d bloggers like this: