E keni parë Paddington 2?

As unë!

Para disa viteve nëpër internet ka qarkulluar një video ‘Nicolas Cage losing his shit!’. Tash, aktori që ka fituar Oskar në karrierën e tij ishte bërë një lloj meme interneti, dhe sigurisht pas Ghost Rider nuk di a është konsideruar ndonjë film i tij i denjë për tu parë.

Te ky film, Nick Cage luan rolin e Nicolas Cage, një aktor me shije në filma, histori suksesi, por larg të tashmes.

Dhe kur mbetesh mbrapa në kohë rritet inflacioni, edhe duhet të bësh edhe punë që nuk pret, sikur të vizitosh fansat e tu të çmendur nëse je aktor kontrovers sa i përket vlerës artistike.

Nick Cage ftohet nga një fans i tillë në Spanjë, portretizuar nga Pedro Pascal (Mandaloriani). Gjatë vizitës në Spanjë, Nick Cage, si çdo kush në pozitën e tij – skeptik dhe nënçmues ndaj mikpritësit të tij – fillon të mësoj për gjëra të reja që fillimisht do i dukeshin të kota.

Por, Javi, mikpritësi i tij del të jetë një terrorist i kërkuar nga CIA. Këta të fundit do të provojnë të përdorin afërsinë e Cage me Javin që të zënë këtë të fundit.

Aktrimi i Nicolas Cage është një ode për karrierën e tij duke sjellë çaste nga disa prej karaktereve dhe skenave të tija legjendare, e njëkohësisht edhe duke ironizuar me to, por mbi të gjitha kritikën, shpesh të pamerituar, ndaj tyre.

Filmi nuk sjellë asgjë të re pos një aktor që aktron veten, me të cilën gjë duket që sinqerisht kënaqet. Dhe kjo në njëfarë mënyrë edhe neve si shikues na bën të kënaqemi me filmin, sidomos ata që nuk dëgjojnë për herë të parë për Nicolas Cage.

Është kjo qasje e rrëfimit që e bën The Unbearable Weight of Massive Talent njërin nga filmat më të këndshëm të këtij viti. Dhe patjetër që do ta shoh Paddington 2. Sa të gjej pak kohë. Nota personale: 4/5

About Author

Writer?!

You might also enjoy:

%d bloggers like this: