Kur dashurohesh, së pari zemra, e pastaj edhe krejt bota jote nis të lëvizën më shpejt se zakonisht derisa gjithçka tjetër ndalon në moment.

Kjo i ndodh Julie, që është personi më i keq në botë ani pse dikush te grupi i futbollit (pse jo dhe grupet tjera!), do thoshte që ky titull më përshtatet mua. Dhe unë, më me qejf do mbaja këtë titull se sa profdrphd siç bëjnë disa.

Mendoj që krimi më i madh në jetën tonë që ia bëjmë vetvetes është tentimi për të qenë njeri ma i mirë në botë! Nëse gjejmë një fjalë të keqe, provojmë ta shtypim dhe të dëshmojmë që gojëkeqi nuk po e thotë të vërtetën.

Harrojmë kuptimin dhe arsyen e mbiemrit gojëkeq.

Filmi, që deltë jetë trilogji e Joachim Trier, tregon për jetën e një vajze, Julie, e cila gjatë katër viteve ndryshon një grumbull profesionesh e të dashurit në kërkim të asaj që e bën të ndihet personi më i lumtur në botë.

Julie, ashtu siç këshilloj unë shumëkënd, zgjedh veten së pari, pa marrë parasysh tjerët dhe sa mund të lëndojnë këto vendime tjerët, të cilët jo medoemos kanë bërë diçka të keqe.

Si shumëkush, Julie ka frikë kohën dhe dinamikën e jetës nga frika që do mbetet pa shijuar më të mirat e kësaj jete të shkurtër – FOMO. Dhe sa e shkurtër është jeta, do e kuptoj dikur, në momentet më të rënda të filmit.

Është një film që sjellë një romancë moderne që shtyhet para nga gjenerata e të rinjve të cilët dëshirojnë të shfrytëzojnë çdo moment që u jepet. Por, në vete, përmban diçka më të thellë, ashtu si vet posteri i filmit.

Aty, në poster/afishe, kemi Julien duke vrapuar e lumtur që ndoshta ka gjetur kuptimin e jetës, apo diçka që do e kënaqë. Por, filmi, i realizuar mrekullueshëm, si në pjesën teknike, ashtu edhe në aktrim, përçon goxha mirë mesazhin që pritet ta ngërthejë në vete.

The Worst Person in the World është një film që më ka befasuar për të mirë, duke u qenë ndër filmat më të mirë të vitit të kaluar. Nota personale: 5/5

About Author

Writer?!

You might also enjoy:

%d bloggers like this: