Categories
Journal

Toshe…

Jeta është lojë. Ata që e marrin jetën seriozisht humbin shumë duke vendos kufij se çka munden e guxojnë të bëjnë e çka jo.

Për të tjerët “jeta është një lojë pa kufij, një tregim i kotë.”… këto janë fjalët e kryehitit të karrierës së Tose Proeskit. Kryehitit që kishte rrëzuar muret që ishin ngritur si për ironi në një periudhë që quhet rënia e murit të hekurt. Në një kënd të Evropës të mbushur me urrejtje, Toshe kishte arritur të rrëzonte mure të ngritura mbi këtë ndjenjë, qoftë për tre minuta të një kënge të tij.

Thonë ‘Ylli që shndrit më shumë se të tjerët, digjet më shpejtë.” Ngjashëm mund ta përkufizojmë edhe karrierën e Toshes. Maqedonas, bullgarë, serbë, kroatë, sllovenë, malazezë, boshnjakë, grekë, edhe shqiptarë, e shumë të tjerë jashtë Ballkanit të cilët kishin pasur kënaqësinë të dëgjonin njërin nga zërat më engjëllor të këtij rajoni të nëmur nga luftërat, kishin ndjerë pikëllim tetë vite më parë. Njihet si njëri ndër tekst-shkruesit më të mirë të dekadës së kaluar në Ballkan. Këngët e tija akoma kanë jehonë në mesin e shumë fansave që nuk njohin kufij. Por, ‘zjarri i tij digjej dyfish më shpejtë, dhe zgjati dyfish më pak’ (Lao Tzu).

Jeta e tij e gjeti kufirin. Por, trashëgimia që ka lënë pas është pa kufij…