mu pas kon pordhtal a serial, ish botu per tri dite, per shkak t’shkrimeve, se qashtu e kom shkru, amo jo jaaa… netflix ma mire
kane qene dy dasma, nese s’gaboj… ne njonen osht martu luiz davidi me kasandren, n’tjetren ai me floke t’bardha… floket e bardha n’pleqni jon sen kull… nejse edhe pa to s’osht keq… per pleqni masneser… nashta
per ni fmi qe osht ka bohet gati me hi n’pubertet, ni telenovele e thjeshte, prej 150 episodeve mundet me qene ni udherrefyes se qysh shkon jeta, kah shkon… amo aty ngjarjet nisin e perfundojn per 2-3 vjet… plus nisin me dikon qe osht nja 2 dekada ma i vjeter…
amo fmija si fmija… rriten me televizor, rriten me shoqni, me rrethinen… per kete arsye mendoj qe Tarzani ka mujt mu kon shume pernime… nashta edhe osht, ka ngjarje t’tilla… s’paku jon ma origjinale se t’tonat…
tashti, ni fmi 12 vjecar, i prire nga proceset biologjike qe me zor kane me ndodh, edhe jon t’shnetshme me ndodh priret nga ato qe sheh n’media e perreth, edhe nis me ndi dicka ma ndryshe per gjinine e kundert… edhe prej atehere s’ka rehati…
osht marre me lujt me lodra, osht marre me msu, mos me u pispillos, mos me nguc t’gjinise tjeter, e ckasmos… duhet me ja nis me kqyr qika… qika qe kane mu bo kasandra, lovisna, e ku ta di cka, derisa na kemi mu kon lJuiz davida, e origano (a orinoko)…
edhe si gjithmone, nese je jashte trendit s’je normal… nese s’je normal, s’ki shoke e shoqe, edhe nese s’ki shoke e shoqe je lluzer…
e derisa ti i gran me lodra, shoku e shoqja jote e klases e kane gjet vec dashnine e jetes… aha, bash n’moshen 12 vjecare… vec e kane skicu jeten deri n’fund… nejse vdekjen se kane perfshi se t’ri jane hala, ama per ksi plane s’jane t’ri…
e ti mbetesh si dud/dude tu kqyr seriala turk tashti, edhe tu ondrru, tu pa ondrra diten e naten… tu prit princin, a princeshen, derisa shoku a shoqja e bankes veq i kane zgjedh emrat e fmive…
amo krejt kjo osht normale… si per ata si per ty… pse? qysh?
neser kysmet….
u bo neser…
cdo fund-tetori n’hartim t’gjuhes e kemi pas ose cka mu bo kur t’rritesh, ose shume ma shpesh vjeshta n’fshatin tim… deri n’klase te tete u pat tepru sa qe permendsh i dijshim edhe paragrafet…
hala pa i bo 15 vjet na shtyjn me zgjedh profesionin e jetes… na qe jemi pak ma t’pavendost ia blejm vetes edhe do vjet me gjimnaz, e nese hala se kemi gjet profesionin e jetes, bijme pre e rrethit per me zgjedh ni profesion qe ka me na siguru ni pune per 40 vjet, e cdo vere kem me shku n’deti e mi prit kta t’diaspores…
pra, s’pari e kryn shkollen, masanej e gjen bashkeshorten/-in i cili t’vjen sikur n’dokument me pershkrime prej msitit i cili ia njeh t’shpis, dajt, hallen e kusherijve, dajt e grus t’migjes, e shumecka… tani, fmija, tani puna, tani qeshtu deri sa t’futesh 1meter e 80 santin mrenda…
kto 40 vjet, momenti ku nisin kto 40 vjet osht destinacioni i jetes, kur i qet punet n’dyzen, kur mrrihet ajo lumturia e filmave… momenti kur kasandra martohet me luiz davidin… episodi 150… edhe episodet qe vijojne masanej i mbeten shikuesve si krejt hare e lumturi e gzime e ksi gjana…. presje? neser nashta…
problemi kryesor n’jete, iluzioni qe na japin njerzt, filmat, serialet, televizioni osht qe lumturia osht cak, e mrrin edhe rrin aty… sikur n’momentin qe vjen lumturia nalet edhe bota, edhe rrin aty… amo jo…
lumturia nuk osht cak… lumturia osht veq ni pjese e dites, jaes, muajit, jetes… e jeta osht rrugetim qe ka edhe idhnime, pikllime, dite t’lumtura, depresione, dite t’zymta… osht sikur ni stine… dikush e prit veren me qef, e dikush si une lyp bore edhe veres… edhe kur vjen marsi pa ra as ni fije bore, ia nis mendon per dimrin tjeter… a e mrrin a se mrrin, s’ka vakt me mendu…
pra, ai rregulli, ai tipi qe e ka gjet fatin, profesionin, e kuptimin e jetes n’moshen 12 vjecare, mundet me vendos me besu n’ate iluzionin e tij krejt jeten… nashta edhe dikujt i ndodh, por dikush thjesht preferon t’tashmen pi frikes se te ardhmes, t’panjohures… e panjohura osht trishtim per krejt, amo osht ni vije kur duhet me vendos a jeni ma rehat me aton qe e keni e nuk ju knaq, edhe a do t’rrezikonit ate rehati, ate lumturi false per dicka t’panjohur… a kishit pritu me nis edhe niher prej fillimit, per shembull kur i keni bo 34 vjet, a kishit guxu me nis profesion e familje t’re nese ajo qe keni nuk po ju knaq?
osht pytje e rond, bast i jetes… mirepo m’varet pi definicionit t’lumturise – cak a rrugetim…
u bo masnesra
dikush qe i ka rahatu punet e jetes prej moshes 12 vjecare ka mundsi t’madhe mu kon tuts… njerz t’menqur e t’mdhaj nuk i kane dite gjanat e jetes n’moshen 12 vjecare, e leje ma shoku e shoqja juve e klases…
njeri ndryshon me kalimin e kohes, ngjashem edhe qellimet e jetes… oscilimet ekzistojn, edhe keto oscilime nuk bon me kon arsye me heq dore a mos me guxu me marr noj hap ndaj dickaje t’madhe…
mos mu pas qu n’kom heren e pare qe jemi rrxu e na ka dhimt na ka sos pe dini kush, nashta hiq s’kishim hec… dikush osht rrxu ma shume, dikush ma pak… amo krejt jemi rrxu…
njejte edhe per jete… keni me deshtu… keni me pas pune me pisa, me bagla, ka me ju lag me ju bo qull kerri rruges per shkolle, keni me shperla dort-tarafin kur t’ju vjen noj e teshme, ka me ju dhi noj shpez, ka me ju pshtu noj pordhe, keni pergjigjet n’pytjet ma t’thjeshta, keni me harru emrin e njerit qe ju fol n’udhe, e niqin, e nimije gjAna tjera… amo s’t ndodhin veq ty, po krejtve… nuk ka njeri perfekt, ka veq fejkera…
kurre nuk osht marre me nis dicka t’re, me provu dicka t’re… s’ka lidhje sa here keni deshtu… amo me provu dicka t’njejte mas shume deshtimeve osht cilesu si budallaki prej Ajnshtajnit… njeri i ka dite gjAnat…
nashta kasandra osht nda pi Luiz Davidit… nashta luiz davidi n’fakt osht kon ignacio pi fillimin e kasandra ka mendu qe osht luiz davidi n’fund, amo rosario e ka myt luiz davidin gabimisht e tani ignacio per me pshtu pi rosarios ka vendos mu bo luiz davidi… nashta…
amo ai osht kon veq serial…
tregimet qe ju kallxojn per tjert, jon veq siperfaqesore, cka shohin kojshia e t’hujt, se kerkush nuk e din lumturine e pikellimin e kerkujt… shumica dermuese i vnojn maskat kur t’dalin pi deres t’shpis… osht ni maskarade e perditshme…
lumturia nuk osht cak, nuk osht e pergjithshme… secili gzohet n’qefin e vet per dicka, me dicka ma ndryshe… secili gzohet n’momente t’ndryshme…
gjynahi ma i madh osht qe mos me guxu me ndjek lumturine ju pi frikes mos keni me deshtu, mu zhgenjy, mu rrxu… ani cka… rrxoheni, qoheni apet, hecni…
tekefundit ku mundemi me definu lumturine nese nuk e kemi shiju pikellimin… nuk ka shpirt qe s’ka shiju te dyjat, qofte njeri, qofte kafshe…
lumturia nuk osht cak… osht pjese e rrugetimit qe ka me perfshi edhe pikellime… te dyjat vijne e shkojne, nuk mundeni mu mbrojt pi tyne, veq mundeni me hup kohe tu u tut…
kshtu qe jetoni momentin, e mos mendoni shume gjate perpara… e ardhmja osht e panjohur, edhe per parashikuesit e zgjedhjeve n’Amerike ka qene, e leje mo per neve…
jeta juj nuk i ka 150 episode si Kasandra… e juvja vazhdon…