TV Sezona 2015-2016 – Java 3 (4-10 tetor 2015

The Big Bang Theory 9×03

Episodi ma i mirë i këtij sezoni. Në fakt ndër ma t’mirët e dy-tre sezoneve të fundit. Po më pëlqen sa ma shumë pi shoh t’ndam djemt me qika. Sheldoni tu knu ‘We Will Rock You’ ke maja.

Scorpion 2×03

M’pëlqej eepisodi me atë tipin që e dërgun në burg. Po mrrin me bo ndryshime e situata të ndryshme çdo episod. Kjo po m’pëlqen.

Blindspot 1×02

Po zbulohen sekrete të reja. Ngjarja po zhvillohet mirë si n’total, si n’episode. Besoj që nuk m’kishin pengu episode shtesë.

Gotham 2×02

Mirë po bohet. Shumë mirë. Perfekt episod. Osht shumë ka shtyhet puna për me ardh Betmeni. Ama herët osht për to.

The Muppets 1×03

S’di. Nuk po shkon qysh e kom prit.

Fresh Off the Boat 2×02

Po m’pëlqen si familje. Pak ma pak komedi pat n’këtë episod, ama nuk ke keq.

Marvel’s Agents of SHIELD 3×02

Po m’pëlqen ma shumë se që e kom prit. Sigurisht ka me pas edhe ni sezon. Edhe boll angazhuese po m’doket me kqyr edhe ni sezon të plotë. Ka munci që i kcej do episode.

Grandfathered 1×02

John Stamos s’mjafton me vazhdu. #LuaniOut

The Grinder 1×02

Rob Lowe s’mjafton me vazhdu. #LuaniOut

The Flash 2×01

E mbyllëm ni kapitull. Nuk besoj që ka me qenë edhe tjetri kaq interesant. Ama do të vazhdojm ta kqyrim.

Arrow 4×01

Njëjtë si te ‘Flash’. Ndryshime t’mëdha. Ma t’mdhajat që kur pat vdek shoku i Oliverit. Tashti ni revolucion n’tregimin e serialit që na shtyn me besu shumë lehtë që s’paku 8 sezone do ti kemi. Po m’pëlqejnë edhe kryqëzimet e shpeshta me ‘Flash’.

Empire 2×03

Shumë osht ka përzihet. Ama ni send e di – kur vjen puna me mbajt anën në këtë mesele unë me Luciusin.

Modern Family 7×03

Osht ka plaket. Pat pak melankoli ma shumë se hajgare.

The Goldbergs 3×03

Njëjtë si modern family, ma shumë familjar se komedi. Po teprohet.

Black-ish 2×03

Shumë pi ka t’ronda fillimet tu u munu me dhon histori të errët për zezakët. Kjo pe hup pak qejfin e komedisë edhe pse masanej po bohet mirë.

Heroes Reborn 1×04

Shumë bre e përzime. S’besoj që ka kohë mu shpjegu krejt sendet deri n’fund t’ktij sezoni, që s’dyshoj që osht edhe i vetmi.

The Blacklist 3×02

Prita që ka me mbet ma shumë Keen n’ambasadë. Send i mirë që nuk zgjati edhe nuk u bo bajat. Përkundrazi ky episod, sidomos fundi ke për stilin e ‘blacklist’.

Scandal 5×03

Shumë telenovelesk po bohet. Fillimi sidomos. Ama masanej u rregullu punët. Vazhdon me mbet skandaloz.

How to Get Away with Murder 2×03

Kadal kadal po ndërtohet ni ngjarje e re. Fundi mi mbështjelli krejt.

The Vampire Diaries 7×01

Nuk po osht problem pa Elenën. Ama nuk di sa na duhen ma shumë angleze.

The Originals 3×01

E kom skip ni sezon. Pak problem deri sa t’msoj se çka e qysh ka ndodh pi sezonit të parë.

Last Man Standing 5×03

Interesant ke me pa Majkin me Mendin me kalu ma shumë kohë.

Dr. Ken 1×02

Mirë osht ka bohet. Po m’pëlqen kasti. Qysh e kom përmend edhe javën e kalume, n’vend t’Cristela po shkon mirë, ama edhe Cristela osht kon për qef.

Blue Bloods 6×03

Tepër episod i mirë. Edhe pse puna e gazetarit ke e çuditshme

 

Cable

You’re the Worst 2×05

Nuk ndodhi nojsend i madh sa që prita me fundin e episodit paraprak. Interesant episod ke, sidomos ky sendi i novelizimit të serialeve.

Black Jesus 2×04

Bajagi pe shtyn kah qoshi, kufini me kto tema. Ama po m’pëlqen.

British

Doctor Who 9×04

Shumë, shumë i mirë. Po m’pëlqen kur po bohet kshtu i komplikum. Shumë teori t’forta.