Angelina Jolie mundohet e mundohet t’ia dal mban me punën pas kamerave, por, ngjashëm me shumicën e punëve para kamerës, edhe në zejen e re nuk duket të jetë më shumë se mesatare. Filmi i dytë në regji ka dy faktorë më tepër suksesi se sa filmi i parë – temë në lidhje me Luftën e Dytë Botërore dhe vëllezërit Coen në skenar. Por, as këto nuk e ndihmojnë ‘Unbroken’ të kaloj në një nivel të denjë për të qenë ndër filmat më të mirë të vitit.
Ka shumë gjëra që nuk funksionojnë tek ‘Unbroken’. Pjesa e parë e filmit është e kot, e mërzitshme që të bën të flesh. Pos që zhvillohet në një ambient shumë të kufizuar, ka mungesë në dialog interesant dhe na kujton së tepërmi ‘Life of Pi’ e ‘All Is Lost’, por me një cilësi shumë të dobët. Filmi bën fjalë për tre ushtarë amerikan, në mesin e të cilëve edhe një fitues olimpik që mbeten të ngujuar në një varkë gome, për tu kapur më pas nga forcat armike japoneze. Pjesa e parë e filmit zhvillohet në atë varkën e gomës që në masë të madhe të kujton ‘All Is Lost’ me Robert Redford, por me një realizim shumë më të dobët. Filmi nis me një uverturë të dobishme për fëmijërinë e Louisit, për tu futur në ato dy periudhat e lartcekura. Nuk ka shumë dialog anembanë filmit që është edhe një arsye për të fjetur. Pas zënies nga forcat japoneze, sikur gjallërohet pak filmi, ngjarja, por vetëm për pak kohë. Derisa në pjesën e parë kemi një jetë të mërzitshme në anije, pjesa e dytë është e mbushur me torturë. Ngjashëm asnjëra nuk është impresive.
Aktrimi nuk është i keq, nuk ka shumë emra të njohur për ta bërë të veçantë, por edhe Jack O’Connell, edhe Domhnall Gleeson bëjnë punë të mirë. Takamasa Isihara vjen në rolin e antagonistit duke rënë në sy me një aktrim shumë të mirë. Ndërkohë Coenët në skenar janë shumë më të mirë. Ky do të mbetet një ndër filmat më të dobët për shijen time nga ta. Sidomos pas ‘Inside Llewyn Davis’ që është një realizim shumë i lezetshëm, kuptohet edhe me temë krejt më ndryshe.
‘Unbroken’ mbetet një film mesatar që tregon për paaftësitë e Angelina Jolie për punë serioze pas kamerave. Është film i gjatë, i heshtur, i zbrazët. Nota personale 2/5