Categories
Journal

Unë, dështaku…

tung, unë jam dështaku… une jam ai personi qe nuk din me u knaq n’ahengje, nuk din me dal mu shoqnu me njerez, nuk din mi sjell ‘shoket’, nuk din ku mi harxhu paret, nuk din mi nda prioritetet, nuk din cfare filma me kqyr, ose qysh me i kalu dy javet e veres, e vikendet… ma thjeshte, nuk din me jetu, edhe jeta jeme ka qene deshtim, edhe nuk osht ka permiresohet…

nuk ka njeri, amo bash asni njeri qe nuk m’kritkon mu per nojsend qe nuk osht ‘normale’… gjithmone kom pas problem mu marr me ‘normalen’, me definu jeten edhe krejt normalitetin e saj…

dikush thote qe une duhet me dal mu perzi me njerez, dikush don me m’qu me zor n’deti, e dikush don me m’shti me zor me kqyr filma indian… kjo me zor nuk osht forme detyrimi, dhune fizike sa osht psikike… a e din kur t’lshohen kejt tu t’thon qe ni pije e mire kish dal n’treg, a qe Reali osht ekipi ma loqke se e ka LoQken aty, edhe duhet mu bo me ta? epo gjithmone keni asine… edhe tek na nuk jemi me ta, na jemi dështakë edhe nuk jemi tu jetu qysh duhet… nuk jemi normal…

si shenje revolte, gjinjA pi ikin normaliteti… mirepo kjo osht ni revolte me inat, qe megjithate nuk po nxjerr dicka prej vet njeriut, sa po e bon t’kunderten qe po i thojne tjerte, t’kunderten e normales…

nuk osht keq mu kon ‘normal’ n’do sene, amo osht keq me bo dicka ‘normale’ kur nuk t’pelqen ose nuk e don… me bo dicka per me u pershtat me njerezit tjere ‘normal’ osht dhunim i individualitetit t’secilit prej 7 miliarde vetave qe jemi n’dynja…

njerz, na as nuk dukemi n’pamje njejte, pa marr parasysh sa mundeni me ngja njani me tjetrin… as dy bineq nuk doken krejt njejte e nuk bojn krejt njejte, e leje ma ni shoqeri miliona njerezish…

na nuk mundemi me jetu jete t’vecante… badihava, sa t’doni munonu nuk mundeni mu kon i vetmi n’bote qe boni ose keni dicka… mirepo, keni dicka prej secilit, edhe kombinimi i krejt ktyne gjAnave na bon special… si n’shije, si n’pune, si n’qefe, si n’dukje, n’gjithcka, kombinimi personal qe e bojm sipas qefeve tona na bon t’veqante…

refuzimi, nenqmimi, shtypja e qefeve tona pse tjeret po na thojne dështakë, budallë, e njerz jo-normal, osht krimi ma i madh qe mundemi mi bo vetvetes…

kshtu qe, mos provoni mu pershtat, me jetu jeten qe ju thojne e qe ju diktojne tjerte… dhi n’ta, bone t’juven… osht jeta e juve, edhe jetojeni qysh t’jav doj’ loqka e zemres…

ma mire me bo gjAna ‘dështakësh’ se gjAna ‘normale’… s’paku i boni me qef…