Nese munden mu pajtu shumica e atyne pak vetave qe kane pune me mu, per mu, osht qe une jom bajagi i rond (edhe me peshe, ndonese s’kemi leviz qe 6 vjet as ni kg ma poshte e as ma nalt), i pa marrun vesh, bajat-beres, kryeforte, qejf-prishes, edhe mbi t’gjitha hejter.

M’kishin thone ma mire ndoshta delja e zeze, mirepo masi s’kom dal fort jashte, nuk m’ka kap as dielli (as atehere kur m’kane qu me zor n’deti) qaq shume per me m’nxi. Nejse, shpirtin e kem pas t’zi. Edhe kton sefte kem dyshu kur e kom pa rentgenin e mushkerive kur jemi kon t’vogel. Nuk ka zgjat shume, edhe masanej e kemi kuptu qe rentgeni osht i tille, edhe zemra nuk osht as <3 e as e zeze, e shpirti nuk osht i zi.

Shpirtzi fjalori i gjuhes shqipe e definon si dikush qe i bon keq dikujt tjeter. Zemerzi normal qe s’ka. Asnjona nuk osht perdor gati se hiq si mbiemer i tjerve, sa osht perdor ‘i prapt’! Edhe o dasht me jetu bajagi do vjet, dy dekada gati me kton ‘i prapt’!

Edhe a e din cfare barre osht me u ndi keq per aton qe je, me provu me ndreq veten se krejt t’thojne qe s’jetohet qashtu, s’rrihet qashtu, duhesh me u bo normal. E ma e keqja osht qe t’ankohen tek prindt e tu, t’cilet t’pranojne qashtu qysh je, i mbyllt, i prapt, jonormal. Edhe kur i sheh tu i thone ‘jaaa, ky s’osht mire… ky i veqante (ne menyre nencmuese)…’ E ti, e nin nifar ofendimin ndaj prindve, ofendim qe buron nga ky ‘introvertlleku’ i joti, term qe nuk e mson ni kohe t’gjate, ani pse i ke kalu gati dy dekada neper banka shkollore.

Kerkund, n’asni liber t’natyres e shoqerise, t’edukates qytetare, t’psikologjise, nuk permendet fjala introvertllek. Mson per kriminelat, mson per sadistat, mson per idiotat, e per majmunin e bananen, e edhe qe ti je kon vet me nifar vakti majmun, mirepo s’di cka je tashti. Veq e dine qe s’je normal, se krejt qashtu t’thojne. Nejse shumica, edhe gati se kerkush nuk t’pranon.

Me pak nafake e gjen ni shok qe osht qashtu i mbyllt, ama nuk munesh se edhe ata pak qe jon, jane n’proces t’hapjes, t’normalizimit. Edhe duhesh mu pajtu qe ti s’je mire, qe ka dicka qe s’osht n’rregull me ty. Provon mu ndreq, me shku n’dasma, kur t’shkojsh t’shtijne me kcy, t’shtin me kesh, t’shtin mu vesh me kmisha e kravata, t’shtin mu rru.

Edhe a e dini sa rond osht ‘fake smile’, me buzeqesh me zor?! Nuk e dini, edhe pse krejt e boni… Kur vendos mos me buzeqesh ti kthehesh n’hejter, kthehesh ne injorant, n’mendjemadh. Krejt kto jon pse nuk del n’kafe, nuk shkon n’dasma, ju len njerzve ‘seeeen’ (omg cfare krimi).

Pse nuk t’pelqejne makiatot, pse nuk shkon n’shetitje me kolektiv, pse nuk perzihesh me familje n’ahengje e sene, pse preferon me nejt vet, ti je hejter, mendjemadh, injorant, dikush qe mendon se din dicka shume t’madhe qe s’e ka zbulu kerkush, qe je jashtetokesor… ‘ncncn, edhe ti cfare njeriii’… me syza? pa floke?

E problemi ma i madh osht qe kanihere je shume i gjalle, i qelt, kesh e sene… tashti, nese je introvert, ti duhesh me kon gjithmone i mbyllt, e mu kon gjithmone i mbyllt, ti s’je normal… me pas kohe t’mire ndonihere, se edhe na introvertat dime me u kon t’hareshem e komunikativ, veq bateria na e lshon nja dhjetfish ma shume se te tjerve… kjo bateri mushet tu nejt vet, tu i bo punet e tona, n’boten tone…

Nuk jemi hejtera, as mendjemaj e injoranta, as nuk idhnohemi kur t’hupim ni kohe… thjeshte shkojme ne pushim, edhe ato muhabetet me dal n’kafe me nejt 1 ore tu fol per tjeterkond, e ‘tani cka po kallxon, cka ka t’re’, jon humbje kohe… a e dini sa seriale jon tu u shfaq kto dite? a e dini sa prej librave ma t’mira s’jon lexu? a e dini sa filmi, e sa loja osht ka luhet? edhe hala me kallxu muhabete per dikond qe as nuk mundesh me i ndihmu, as me e perkrah, pos per me paragjyku edhe me nencmu e perqesh eventualisht, osht humbje kohe…

op, njerzt na nin tu kesh me seriale, a me libra, a me filma, a veq me mendimet qe na lindin n’boten imagjinare… edhe kto i shtojne tek arsyetimet qe s’jemi normal…

mu m’jane desht gati dy dekada me pranu veten qe jom introvert, edhe qe s’kom kurgjo t’keqe me kete dynjallekun tem… hala ka te atille qe mendojne qe kom ndihme psikologjike, t’cilen edhe e kom marr me kohe… edhe kjo osht diqysh si ma keq per ta kur ju thu qe psikologu t’ka thone qe s’je kurgjo keq, ama djali i ri ‘anxiety’, ec more dil jashte, shetitu, jeto… le, introvert e niqin sene, ckasmos po lexoni n’internet…. edhe m’kane ndihmu psikologu bajagi mire…

nejse, gjate…

edhe shume gjate mundet mu bo, mirepo gjynahi ma i madh osht qe hala ka njerz qe jon tu prvu mu ‘normalizu’, me zor… tu i vra karakterin, dhuntine, boten qe kane…