Filmi i parë i Venom nuk më ka pëlqyer për faktin se kam pritur diçka më shumë se që ka ofruar.

Nuk është film për super-heronj sa është parodi e një filmi të tillë, një kopje e dobët e Deadpool! Vetëm të përmend Deadpool në këtë paragraf më duket krim ndaj atij filmi.

Sidoqoftë, tek vazhdimi i Venom e dija se çfarë prisja, dhe kjo më ofroi një eksperiencë më të këndshme. Pritjet ishin të vogla, dhe dallimet prej filmit të parë ishin më pozitive se që prisja.

Pjesa më pozitive – Woody Harrelson.

Woody Harrelson vjen në rolin e një vrasësi serik të cilin e interviston Edi, dhe në proces i kalon Carnagen duke i krijuar vetes një armik dhe rrjedhimisht një ngjarje për këtë film.

Tashti kemi Venom dhe Carnage, Edi dhe Kletus, pra një luftë në dy fronte, dhe një luftë tjetër, të cilën e kemi parë tek filmi i parë – Edi vs Venom. Derisa kjo më shumë është pjesa komike e filmit, ajo me Carnage/Kletus është ajo pjesa e ballafaqimit të ‘super-heronjve’.

Skenari, prapë, duket i lënë anash, sikur nuk janë munduar aq shumë të kontribuojnë, ndoshta qëllimisht. Regjia e Andy Serkis është e mirë, e aktrimi mbetet pjesa më e mirë e filmit.

Woody Harrelson është shtesë e mirë në kast derisa Tom Hardy e Michelle Williams bëjnë punën e tyre të zakonshme, sikur te filmi i parë. Dhe sikur filmi i parë, edhe ky vazhdim mbetet një produkt asgjë i veçantë, nja 90 minuta “vrasje kohe” e tepërt. Nota personale: 3/5

About Author

Writer?!

You might also enjoy:

%d bloggers like this: