Edhe një fillim jo i mbarë i sezonit për kuqezinjtë. Besëtytët mund të fajësojnë orën 6 të së shtunës, të tjerët ‘penalltinë’ e pareferuar tre minuta para fundit. E dikush mund të fajësoj edhe politikën e transferimeve. Asnjëra nga këto nuk qëndron.

Për dy të parat as që do të diskutoj pasi është humbje kohe (e juaja dhe e imja), por, do të përpiqem të fajësoj disi Gallianin dhe kryesinë për humbjen e djeshme.

Verona…

Vetëm një lojtar i ri u shfaq në fushë dje. Ishte Andrea Poli, njëri ndër më të mirët dhe më të dedikuarit në fushë. Për më tepër pati një debutim fantastik duke shënuar në debutim. Ishte pjesë e vitale e mesfushës dhe më kujtonte një Flamini nën llupë me lëvizjet e tij si në sulm ashtu edhe në mbrojtje, dhe dëshirën e tij për kontribut, gjë që shihej qartë dhe dallohej për faktin se kjo dëshirë mungonte tek pjesa më e madhe e skuadrës.

Nëse shohim formacionin e djeshëm, atëherë individualisht, çdonjëri prej lojtarëve mund të zë vend lehtë në Top3 lojtarët në atë pozitë në Serie A (nejse, dy-tre veta mund ti vendosim më poshtë në Top5). Pra, Milani ka lojtarë, ka skuadër, nuk ka lojë, nuk ka rezultat, nuk ka fryte.

Fajin kryesor për lojën e mbrëmshme do ta vendosja tek përpilimi i formacionit. Është budallaki të startosh Nocerinon kur ke edhe dy-tri alternativa më të mira në pankinë. E budallaki ma e madhe është të luash me tre sulmues, kur dy prej tyre i ke në gjumë, dhe me ‘kilometra’ larg qendërsulmuesit. Loja me tre sulmues – dy krahë nuk do të funksionoj kurrë me këtë Milan. Si për ironi më kujtohet Leonardo (pa dashur të humb respektin për heroin e ‘Ninxha kornjaqave’) që vendoste Huntelaarin tek flamuri i kornerit lartë në fushë. Një sulmues bombastik 16shi detyrohej të harkonte nga qoshja për Borriellon.

Ngjashëm po kemi edhe Niangun e El Shaarawyn – të dy me talente të shkëlqyeshme që duhet të shohin ndeshjen nga pikëpamja e gjyqtarit anësor pa shumë mundësi për tu kyçur në lojë. Po humbim dy lojtarë në fushë, dhe dy mesfushor ndihmës. Sulmi i mbrëmshëm ka pasur katër lojtarë kyç – Balotelli, Montolivo, Abate, dhe sipas strategjisë do të duhej të futej edhe konstant. Shumë thjeshtë ishte gjithçka – Montolivo do të merrte topa, do të harkonte në krah tek Abate, ose Constant, këta në qendër tek Balotelli dhe goli.

Jo që nuk shënuam golin kështu, por edhe pësuam kur kjo taktikë u kuptua pas 15 minutave lojë. Presioni në Montolivon vetëm sa shtohej dhe humbja e topit nga ai disa herë rrezikoi portën tonë me kundërsulme. Kur Montolivo kishte topin, ne kishim tre sulmues, dy mesfushorë dhe së paku njërin nga mbrojtësit anësor më afër portës kundërshtare se kapiteni. Humbja e topit rrezikonte kundërsulme, që nisnin nga presioni i Tonit dhe së paku njërit nga mesfushorët duke nisur Veronën, kryesisht me Jorginhon në kundërsulm. Kjo përballohej nga dy qendërmbrojtësit që kanë bërë punë mjaft të mirë dje krahas situatës dhe vendosjes së skuadrës në fushë dhe herë-herë Constantit, pasi Abate nuk di të mbrohet.

Pra, mund të konsiderojmë rezultatin prej 2-1 pozitiv për Milanin kur marrim parasysh tërë këto të meta në skuadër.

Vera…

Sikur ishin marrë vesh në atë darkën e qershorit që Allegri do të nis të luaj me trekuartistë – AMF (në zhargonin e video-lojërave). Faji qëndron këtu. Nuk kemi AMF të hajrit në Boateng, e nuk po jemi në gjendje të blejmë një të hajrit. Sapponara akoma i lënduar, edhe pse nuk mund të presim mrekulli nga ai.
Honda po vonohet nga kokëfortësia e rusëve, dhe nuk ja vlen asgjë mbi 3 milionë euro për ta blerë tani. Le të vijë gratis (nëse vjen) në dimër. Ndërkohë, Eriksen është diçka që mund të realizohet lehtë, dhe DUHET të realizohet. Le të mbesin 4 mesfushorë ofenziv, punë e madhe, edhe pse të katërtit janë lojtarë që mund të luajnë edhe pozitat e mesfushorëve labil.

Kemi Balotellin, Pazzinin, e edhe Petagnan si pikë të parë dhe El Shaarawy, Robinho, e Niang si pikë të dytë në sulm.

Dyshja defanzive Zapata-Mexes është njëra nga më të mirat në Serie A, dhe mund të shkëlqej edhe më shumë nëse nuk duhet të bëjnë punën e tjerëve.

Gjithçka që i nevojitet Gallianit është dikush prej trekuartistave, dhe ndoshta një qendërmbrojtës dhe një mbrojtës anësor rezervë. Skuadra është e përkryer për Scudetto, e edhe për të frikësuar rivalet në Champions League.

Uh, edhe një trajner më i aftë do të bënte punë!

 

Luan Morina

Kolumnist për ACMilanShqip

About Author

Writer?!

You might also enjoy:

%d bloggers like this: