Categories
Journal

vorraxhi

nuk jom i sigurt nese kjo xh osht e duhura, amo e di qe gj-ja doket shume e bute per ni profesion tille…

kur e permendim kete fjale, sigurisht qe emri i pare qe ju shkon n’mend nese nuk ju hin ni seri e dridhmeve t’ftofta momentale osht axha Shneq… ni burre primitiv me mjekerr qe kqyr me jetu me adete t’ktuniherit…

amo nuk keni nevoje mi kqyr stupcat per me pa vorraxhi… mjafton me kqyr veten e juve n’pasqyre, cdo mengjes… para se mi la syte, se masi ti lani syte, e ndreqni e gjAna, atehere veq e shihni ni vorraxhi hala ma t’maskum…

secili prej neve, ka dicka qe ka mshef, qe ka varros… jo fizikisht… keni kujtime, sekrete, pune qe keni bo n’t’kalume, gjAna qe ju kane ndodh, fjale qe keni thone e qe kqyrni medoemos mi varros…
nuk osht abnormale kjo gja… ama, problemi osht qe sa ma shume qe provoni me varros gjAnat, aq ma shume ju lendojne kur t’dalin prej gropes… edhe per me harru kete fakt, kete gjA qe po del prej atyhit, marrim masa drastike…

tek keto gjAna zakonisht na bojn mu ndi keq, teper keq, provojme me i godit me kenaqesi, lumturi… kjo osht ajo kenaqesia false, lumturi siperfaqesore, momentale… dikush provon me alkool, dikush me barna, dikush me party, dikush me kange, dikush me filma, e dikush edhe shkrun ksi sene palidhje…

ni studim ni dite thoshte qe qelizat nisin te kthehen n’malinje n’trup per shkak t’mos-shprehjes t’gjAnave… shtypjes te emocioneve e problemeve qe na mundojn… per kto gjAna, une gjithmone e perdori filozifine joShqiptare t’pordhes e gogsimes – ma mire jashte se mrenda… per qato edhe po shkruj nashta… edhe ksi banalitete…

amo, gabimi ma i madh osht me provu me varros dicka, t’plote, qashtu qysh osht… alternativa ma e mire osht me qit n’ere, n’fryme, edhe ka pak ka pak, pjese pjese, pak e bart fryma, pak e shkrin dielli, pak e grryn shiu… kujdes duhet me pas qe kete gjA qe po duhet me varros osht mire mos me qit n’cdo fryme, a sa here t’bjen shi e t’nxen dielli… ka diell qe nuk lodhet me shkri, e ka diell qe ta shkrin… krejt varet prej personit e vendit ku vendosni mi permend kto probleme… jo krejt jon qellim-mire, po edhe jo krejt jon t’kqi…

osht ma mire grimca grimca me shkatrru ni gjA qe doni me varros, qe edhe me ju kthy, ju kthehet ni pjese e vogel qe s’ju lodh aq shume… a per varrimin e ktyne gjAnave, mos u lodhni… sidomos jo me ato ekstreme… filmat, kanget, pijet, perdorni me ju knaq, jo me ju hup mendjen e mu munu me harru ato gjAna… kshtu veq e hupni knaqsine qe ju japin ato…

lene profesionin e vorraxhis… Monsieur Alfonse osht kon per kete pune t’cilen e ka bo ‘swiftly and with style’… ju nuk mundeni me bo kurgjo si ai… i vetmi send qe mundeni me varros osht dikush qe e ka kry kete mision, e ka kalu ne Level 2… a ndoshta n’Level 6… se dim, amo e dim qe ‘Allo Allo’ osht kon e osht loqke, sidomos me perkthimin e Kohavisionit…